Ulet sërish çmimi i karburanteve - Business Magazine Albania

Ulet sërish çmimi i karburanteve

karburanteve

Bordi i Transparencës i ngritur për përcaktimin e çmimeve tavan për tregtimin e karburanteve është mbledhur sërish, ndërsa ka vendosur uljen e çmimit të karburanteve. Sipas vendimit të ri, nga data 2 prill, nafta me pakicë do të tregtohet me 226 lekë/litër, nga 231 lekë/litër, benzina do të tregohet me 208 lekë/litër nga 212 lekë/litër. Rënie të lehtë ka pësuar edhe gazi, pasi sipas vendimit të ri në tregjet me pakicë do të tregtohet me 114 lekë/l, nga 115/ lekë për litër që ishte një ditë më parë.

Në vendimin e fundit nuk është përcaktuar një afat konkret, se deri kur këto çmime do të jenë në fuqi, por ato do të aplikohen deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transaprencës.

Ndërkohë në njoftimin e fundit Ministria e Financave dhe Ekonomisë, deklaroi se është në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë. Për përcaktimin e çmimit final të karburanteve, Bordi ka si referencë çmimin e shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë nga mbledhja, ndërsa më pas i shtohet një vlerë prej 20 USD/ton, taksat, tatimet, si dhe marzhi i fititimit për kompanitë e tregtimit me shumicë dhe ato me pakicë të karburanteve, që është respektivitisht 1% dhe 5%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0