Growpreneur finalizon edicionin e dytë, ja kush janë fituesit! - Business Magazine Albania

Growpreneur finalizon edicionin e dytë, ja kush janë fituesit!

Gowpreneur finalizoi ditën e djeshme edicionin e dytë në një mbrëmje Gala në ambientet e Tirana International Hotel. Mbështetës, miq e media u bënë pjesë e prezantimit të 7 startup-eve përpara jurisë së investitorëve. Një fjalim mbështetës u dha nga ministria e shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ish-mentore e Growpreneur dhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Shkëlzen Marku hapi mbrëmjen me një çmim special për familjen e të ndjerit, mentorit të madh Ndoc Mulaj, duke ngritur gjithë sallën në këmbë me një duartrokitje disa-minutëshe. Një ndër suprizat që pritej nga Demo Day ishte dhe vlerësimi për mentorin e vitit 2021, një zakon tashmë i ngritur nga Growpreneur për të shfaqur falenderimin dhe mirënjohjen për punën e mentorëve. Të nominuar ishin emra të njohur dhe emra të rinj, gjë që jep një ndjenjë kënaqësie për faktin se po i jepet rëndësia e duhur mentorimit dhe po bëhet gjithnjë e më gjithëpërfshirës. 

Lista e mentorëve të nominuar nga audienca mbante emrat e: Eglent Bici, Erion Nako, Esa Hala, Gerond Begolli, Gerti Boshnjaku, Ilir Rembeci, Keti gjipali, Kushtrim Shala, Pezana Rexha, Shpresa Rupar, Suela Koçibellinj, Tomi Kallanxhi, Valbona Begolli, Vasil Naçi, Zhaklina Rira. Tri fituesit e çmimit “Mentor i Vitit 2021” u shpallën: Esa Hana, Tomi Kallanxhi dhe Suela Koçibellinj. 

Ndërkaq lista e startup-eve përfshinte:

  • ArtMade (Prodhim i aksesorëve dekorues, të punuar me dorë për shtëpinë dhe për trupin)
  • Students Life (Një platformë gjithëpërfshirëse për studentët e cila u vjen në ndihmë me mundësi praktike profesionale, punësimi, aktivitete, projekte e akomodim)
  • Potry Venture (Platformë e cila i ofron shqiptarëve akses tregun e kriptomonedhave)
  • Travel Box (Podhimi i produkteve organike për lëkurën dhe konsumim)
  • Visit South Albania (Platformë e cila promovon jugun e shqipërisë dhe shërbimet turistike që ofrohen)
  • Anarkitekt (Punime artistike me dorë për dekorimin e shtëpisë)
  • Easy Albania (Treg digjital për të gjitha llojet e pajisjeve dhe shërbimeve)

Themeluesi i duapune.com, Dritan Mezini, dhuroi tri çmime për: Anarkitekt, Students Life dhe TravelBox, duke shprehur gadishmërinë e tij për të kontribuar në inovacion dhe ide të reja. Gjithashtu, juria e investitorëve nga korporata shqiptare zgjodhi secili një numër startup-esh me të ciliët do të bisedohej për format e mbështetjes që mund t’u japin për të përparuar me idetë e tyre.

Çmimi i Growpreneur, prej 2000€ ju dhurua ArtMade, dy motra të përkushtuara, të cilat do të vazhdojnë më tej me zhvillimin e idesë së tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0