Një pemë e re e zbuluar nga shkencëtarët ka marrë emrin e Leonardo DiCaprio.
Shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror, Kew thonë se donin të nderonin yllin e Holliwood për ndihmën e tij në shpëtimin e një pylli.
Pema, të cilës i është dhënë emri zyrtar, Uvariopsis dicaprio, rritet vetëm në pyllin e Kamerunit, i njohur për biodiversitetin e tij të jashtëzakonshëm.
“Ne mendojmë se ai ishte shumë i rëndësishëm me ndihmën për të ndaluar prerjen e pyllit Ebo,” tha Dr Martin Cheek nga Kew.
Një nga pyjet më të mëdha, relativisht të paprekur në Afrikën Qendrore, është shtëpia e popullit Banen dhe flora dhe fauna unike, duke përfshirë gorillat, shimpanzetë dhe elefantët.
Ekspertët ndërkombëtarë i shkruan një letër qeverisë duke dokumentuar speciet e rralla të kafshëve dhe bimëve në rrezik zhdukjeje. Kjo çështje mori mbështetjen nga DiCaprio, postimet e të cilit në mediat sociale për miliona ndjekësit e tij i dhanë vrull fushatës.
Qeveria më vonë anuloi planet për të lejuar prerjen e pyjeve, megjithëse pylli ende nuk është caktuar zyrtarisht si park kombëtar.
Pema “dicaprio” është bima e parë për shkencën që u emërua zyrtarisht nga shkencëtarët e Kew në vitin 2022, përmes botimit në revistën shkencore, PeerJ.
Pema e vogël tropikale, me gjelbërim të përhershëm, ka lule të verdha me shkëlqim që rriten nga trungu i saj. Ajo është pjesë e familjes ylang ylang dhe u gjet vetëm në një zonë të vogël të pyllit dhe është në rrezik zhdukjeje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.