10 mësimet e jetës që do të doja t'i dija në të 20-at e mia - Business Magazine Albania

10 mësimet e jetës që do të doja t’i dija në të 20-at e mia

mësimet e jetës
  1. Rregulli 1. Nuk ka rregulla të vështira në jetë. Sa më shumë të përkushtoheni për gjërat aq më shumë mundësi do të keni.
  2. Mund të keni pothuajse çdo gjë që dëshironi. Pyetja është, për çfarë jeni të gatshëm të hiqni dorë për të dhe a ia vlen?
  3. Harrojeni YOLO-n (You only live Once). Kjo është e bukur, por realiteti është më shumë si YLOL (Ti qesh me zë të lartë me çdo gjë që të hedh jeta). Mbyllja e hendekut midis pritshmërive dhe realitetit do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin tuaj.
  4. Rinia është një klasë aktivesh me vlerë amortizimi. Kini kujdes se ku e ruani asetin tuaj dhe si investoni.
  5. Mençuria nga ana tjetër është një portofol investimi vlerësues. Sa më shumë të kultivoni dhe diversifikoni portofolin tuaj, aq më shumë duhet të mbështeteni në të ardhmen.
  6. Qasuni marrëdhënies afatgjatë siç do të bënit teksa do dilnit për të blerë një shtrat. Sigurisht, ata shtretërit e denjë për Instagram me 100 jastëkë duken bukur, por ju jeni ai që duhet të shtriheni në të dhe të rregulloni shtratin tuaj çdo ditë me ato 100 jastëkë. Zgjidhni një shtrat që ju përshtatet juve dhe nevojave tuaja. Pjesa më e vështirë e kësaj është dallimi midis nevojave tuaja dhe nevojave që po ju shesin.
  7. Paraja nuk ju blen lumturinë, qetësinë shpirtërore, dinjitetin, gëzimin, as kënaqësinë. Ju duhet të bëni punën e vështirë për të punuar me veten tuaj.
  8. Paratë ju blejnë ushqim, strehim, transport, pushime, siguri, më shumë mundësi dhe një shkallë të caktuar lirie për t’u larguar.
  9. Marka ka rëndësi. Pavarësisht nëse do të jetë marka juaj personale ose markat me të cilat lidheni. Vetëm kini parasysh se ku dhe me kë e kultivoni markën tuaj, në mënyrë që të mos të largohet lehtësht.
  10. Hani perimet tuaja dhe shmangni sheqerin. Shëndeti juaj është një llogari kursimi me gjoba shumë të larta.

Lexoni: 3 mësime nga albumi ‘Red’ i riregjistruar i Taylor Swift që nuk kanë të bëjnë fare me muzikën

/medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0