Digi Diaspora, një rrjet mbarë shqiptar i tekologjisë - Business Magazine Albania

Digi Diaspora, një rrjet mbarë shqiptar i tekologjisë

Digi Diaspora

Digi Diaspora është një nismë e re e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), të inovacionit dhe start-upeve, e përqëndruar kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore. Ajo ka synim të mbledhë rreth vetes ekspertët e Tekonologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), drejtuesit e kompanive, të universiteteve dhe të gjithë profesionistët e fushës digjitale, të cilët përballen në mënyrë të vazhdueshme me teknologjinë, me teknologjitë moderne, si dhe zhvillimet e saj në të gjithë botën.

Kjo nismë mundëson krijimin e një ure lidhëse midis vetë Diasporës Digjitale, si dhe me komunitetin digjital në Shqipëri. Ajo ka për qëllim që:

Të mundësojë rrjetëzimin profesional dhe personal

Të ndajë dhe të bashkëpunojë mbi dijet dhe eksperiencat profesionale

Të kërkojë dhe të gjejë mundësitë për bashkëpunime në biznes, si dhe në projekte të tjera të përbashkëta në fusha të ndryshme të interesit reciprok.

Të mbështesë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0