Hillary Clinton nuk është një adhuruese e kriptomonedhave dhe ajo mendon se miratimi i përhapur për to mund të dëmtojë monedhat tradicionale, duke përfshirë dollarin, dhe të destabilizojë kombet, të mëdha dhe të vogla.
Ish-kandidatja demokrate për presidente dhe sekretare e shtetit i bëri komentet gjatë një paneli diskutimi në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Singapor të premten.
“Ajo që duket si një përpjekje shumë interesante dhe disi ekzotike për të krijuar monedha të reja për të bërë tregti me to, ka potencialin për të minuar monedhat, për të minuar rolin e dollarit si monedhë rezervë, për destabilizimin e kombeve”, tha ajo.
Komentet e Clinton vijnë ndërsa vendet po përballen me adaptimin dhe rregullimin e kriptomonedhave. Kina ka ndaluar përdorimin privat të kriptomonedhave, duke i bërë të paligjshme të gjitha aktivitetet e biznesit të lidhura me kriptovalutat. Projektligji i infrastrukturës amerikane prej 1 trilion dollarësh i miratuar së fundmi sjell rregulla më të ashpra për taksat e tregtisë së kriptove. Ndërkohë, disa vende në zhvillim po përqafojnë kriptomonedhat. El Salvadori miratoi bitcoin si mjet ligjor në shtator me shpresën për të përmirësuar ekonominë e tij dhe Zimbabve po mendon të bëjë të njëjtën gjë.
Kompanitë më të mëdha në botë tashmë po përdorin blockchain, teknologjinë që fuqizon kriptomonedhën, duke përfshirë Amazon, Cargill, CVS, IBM, Seagate dhe Visa. Drejtorët ekzekutivë duke përfshirë Elon Musk, Richard Branson dhe Jack Dorsey, dhe zyrtarë qeveritarë si kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez dhe kryetari i ardhshëm i bashkisë së Nwë York, Eric Adams, të gjithë kanë shprehur mbështetje për kriptomonedhat dhe miratimin e tyre për përdorim më të gjerë.
Ndërkohë, Amerika e Veriut është bërë viktima më e madhe në botë e sulmeve ransomware – duke paguar 131 milionë dollarë në kriptomonedhë kriminelëve në vetëm një vit mes rritjes së shpejtë të adaptimit të kriptomonedhave, tregoi një studim i ri nga Chainalysis.
Shumica e sulmeve të bazuara në kripto ishin të lidhura me grupe kriminale kibernetike me bazë në Rusi, shtoi studimi.
Shqetësimet e Clinton për kripto-n ishin “të drejtpërdrejta”.
Clinton trajtoi gjithashtu temën e sigurisë kibernetike gjatë panelit në lidhje me fushatat e huaja të dezinformimit dhe luftën kibernetike që vazhdojnë të paraqesin sfida për SHBA-në dhe shtetet e tjera perëndimore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.