Shqiptarja Xhulia Kurti fiton çmimin e dytë në botë për projektin 'Internet pa WIFI' dhe merr dhuratën e veçantë nga Bill Gates - Business Magazine Albania

Shqiptarja Xhulia Kurti fiton çmimin e dytë në botë për projektin ‘Internet pa WIFI’ dhe merr dhuratën e veçantë nga Bill Gates

Xhulia Kurti

Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike në universitetin e Durrësit. Ajo u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 dhe ku në fazën finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

Ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentët e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur.

Miliarderi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, i ka dhuruar librin e tij, ende të pa dalë në treg, së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.

Ky projekt ishte puna e një viti dhe ajo e prezantoi në konkursin në Gjermani.

“Të përdorësh internetin pa Wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime,” ka thënë Xhulia.

Ndërasa për librin ajo shprehet, “Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piraterive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”.

/abc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0