Të gjithë shoferët që duhet të tërheqin leje drejtimin ose ta rinovojnë atë, do të duhet t’i nënshtrohen një interviste për njohuritë e tyre. DPSHTRR ka njoftuar se shoferët do të pyeten për çështje të ndryshme në lidhje me sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor.
Njoftimi i plotë si më poshtë:
Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës, ndryshimet në aktet ligjore shqiptare e direktivat europiane dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, DPSHTRR nga dhjetori 2021 (muaj me fluks të lartë aplikimesh edhe nga ardhja e shumë emigrantëve) do të nisë ofrimin e DETYRUAR të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta!
Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas që do të publikohet edhe online, përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!
Për informacione të mëtejshme mbi sigurinë rrugore, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.