Investitori miliarder Ray Dalio shprehet se inflacioni po gërryen pasurinë reale: “Më të humburit ata që mbajnë para fizike" - Business Magazine Albania

Investitori miliarder Ray Dalio shprehet se inflacioni po gërryen pasurinë reale: “Më të humburit ata që mbajnë para fizike”

Investitori miliarder Ray Dalio ka vendosur zilen e alarmit për ndjekësit e tij në kushtet kur inflacioni në SHBA po rritet në nivelet më të larta që nga viti 1990 dhe i paralajmëroi ata se rritja e vlerave të portofolit në fakt nuk nënkupton rritje të pasurisë.

“Disa njerëz bëjnë gabimin duke menduar se po pasurohen sepse po shohin që asetet e tyre rriten në çmim pa parë se si po gërryhet fuqia e tyre blerëse”, shkroi Dalio në një postim në LinkedIn. “Më të prekurit nga kjo situatë janë ata që paratë i mbajnë në formë fizike.”

Dalio, themeluesi miliarder i Bridgeëater Associates, ka qenë prej kohësh i njohur për pikëpamjen e tij se ka asete më të mira për t’u mbajtur sesa paratë fizike mes shtypjes së parave të bankës qendrore. Në periudhat e rritjes së çmimeve, ai thotë se në fakt është më e rëndësishme të shikoni se çfarë mund të blini me ato para.

Lexo edhe: Biden zotohet të trajtojë inflacionin: “Njerëzit po paguajnë më shumë seç duhet për produktet e shportës”

“Kur krijohen shumë para dhe kredi, ato ulen në vlerë, kështu që të kesh më shumë para nuk do të japë domosdoshmërisht një pasuri më shumë ose fuqi blerëse,” shkroi Dalio, duke shtuar se pasuria reale bëhet një funksion i kapacitetit prodhues me kalimin e kohës. “Shtypja e parave dhe dhënia e tyre nuk do të na bëjë më të pasur nëse paratë nuk drejtohen për të rritur produktivitetin.”

Dalio kishte një paralajmërim të fortë për SHBA-në dhe tha se do të ishte e rëndësishme të mbanin parasysh implikimet nga zhvillimet e politikave.

“Nuk ka një individ, organizatë, vend apo perandori që nuk ka dështuar kur ka humbur fuqinë e saj blerëse,” shkroi ai. “Shtetet e Bashkuara tani po shpenzojnë shumë më tepër para sesa fitojnë dhe paguajnë për to duke shtypur para që po zhvlerësohen. Për të përmirësuar ne duhet të rrisim produktivitetin dhe bashkëpunimin. Tani për tani jemi në rrugën e gabuar.”

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0