Nga Anila Bashllari, Coach, Mentor
Do ta filloja me thënien: “Nëse dëshiron të arrish diçka që nuk e ke pasur kurrë duhet të bësh diçka që nuk e ke bërë kurrë”.
Dhe nëse dëshironi të keni një performancë të lartë duhet të filloni të bëni tuajat këto cilësi:
Lexo: DITË TË MIRA DHE DITË TË KËQIJA! DO TË REAGONIT APO DO TË PËRGJIGJESHIT?
- Qartësi: Performuesit e lartë kanë një qartësi lazer se ku duan të arrijnë; cilat janë objektivat e tyre; i vizualizojnë çdo ditë të paktën për 20 minuta (kryesisht sapo zgjohen nga gjumi) dhe duke përjetuar emocionet e realizimit të objektivave 100% të angazhuar në realizimin e tyre.
- Efiçentë: përformuesit e lartë eleminojnë shpërqëndrimet dhe ndërprerjet gjatë ditës duke rritur kështu thellësinë e mendimit; cilësinë e punës dhe mbi të gjitha arritjen e afateve.
- Janë fanatikë të axhendës së tyre: Më kujtohet një shprehje që “Nëse nuk do të planifikosh axhendën tënde do ta planifikojnë të tjerët për ty”. Performuesit e lartë mbrojnë kohën e tyre duke planifikuar në avancë, duke filluar me prioritetet dhe deleguar përgjegjësitë kur janë të bindur që punonjësi mund të kryejë 70-80% të punës së ngarkuar pa supervizim.
- Janë energjikë: Mentori im prej vitin 2012 Brendon Burchardpërmend vazhdimisht shprehjen “Ne nuk jemi hidrocental por gjenerojme energji”. Përformuesit e lartë janë të shëndetshëm dhe fit duke u kujdesuar për 4 dimensionet e tyre: fizik, mental, emocional dhe shpirtëror. Ato kujdesen për cilësinë e ushqimit që i japin trupit të tyre; mendimet që përcaktojnë zgjedhjet dhe rezultatet; pranimin dhe proçesimin e emocioneve si dhe ushqimin shpirtëror.
- Performuesit e lartë janë endërrimtarë, të guximshëm, mendjehapur dhe të angazhuar drejt ndryshimit.
- Zgjedhin me kujdes rrethin e njerëzve më të cilët investojnë kohën e tyre.
- Janë elastikë dhe u përgjigjen situatave në vend që të reagojnë ndaj tyre; janë këmbëngulës dhe nuk heqin dorë lehtë edhe kur “rrëzohen” apo nuk ia dalin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto