Microsoft ka prezantuar kompjuterin e tij Windows 10, laptopin Surface 4, pas më shumë se një vit nga hedhja në treg e laptopit Surface 3.
Surface 4 vjen me një ekran me prekje 13.5 inç, me material copë alcantara, mat i zi, ose gur ranor. Versioni tjetër është 15 inç dhe vjen vetëm në dy versione platin dhe mat i zi metal.
Laptopi ka vetëm një portë USB-C, një vend për kufjet dhe portën Surface Connect, e krijuar nga vetë kompania, për karikim.
Microsoft ka bërë disa ndryshime brenda pajisjes. Kompania thotë se ka shtuar me 70 përqind performancën e pajisjes, me një çip Intel të gjeneratës së 11-të ose procesor AMD’s Ryzen 4000.
Lexo: 4 mjete themelore biznesi që u nevojiten sipërmarrësve të rinj për të patur sukses
Vendimi vjen pas zgjedhjes së Apple për të kaluar nga procesorët Intel tek çipët M1. Kjo është pritur mirë nga përdoruesit dhe me gjasë do të zëvendësohet nga një çip M2 në produktet e ardhshme. Microsoft ka çipin e tij ARM, që e gjen tek tableta Surface Pro X, por mesa duket ka vendosur që të mos e shtojë tek kjo gamë këtë herë.
Pajisja e re e Microsoft përfshin memorie 256 GB, 8GB RAM, teknologjinë e njohjes së fytyrës në kamerën ballore që është HD, Bluetooth 5, bateri zgjat 19 orë dhe karikim të shpejtë (fast charge). Versioni 13.5 Inc kushton 999 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.