Jeni tipi i personit që gjithnjë përplas gishtërinjtë e këmbës nëpër tavolina, trokisni bërrylat në kornizat e derës dhe thyeni gota duke i përplasur aksidentalisht në gjëra të tjera?! Mbase problemi është se keni një shqisë të dobët proprioceptimi.
Çfarë është proprioceptimi? (Vetëdija për pozicionin dhe lëvizjet e trupit) Është një nga shqisat tuaja dhe nëse nuk keni dëgjuar kurrë për të, nuk jeni të vetmit. Shumica prej nesh kemi mësuar në shkollë fillore se kemi pesë shqisa: shikimin, dëgjimin, shijen, prekjen dhe aromën, por sipas një postimi në blogun e Shoqatës Britanike të Psikologjike “Research Digest”, mësuesit tanë, me qëllime të mira, lanë mënjanë disa shqisa.
Kuptimi i gamës së plotë të proprioceptimit njerëzor, mund t’ju ndihmojë të jeni më të shëndetshëm, më të lumtur dhe madje edhe më efektiv profesionalisht.
Lexo: Misteri i natës së fizikës së re: Më shumë se 30 hipoteza në internet në pak orë
Proprioceptimi
-“Proprioceptimi – ndjesia e vendndodhjes së pjesëve të trupit tonë në hapësirë, është injoruar relativisht, por është kritike për të patur besim në përdorimin e trupave tanë”,- shpjegon BPS. -“Nëse tani mbyllni sytë dhe zgjasni njërën këmbë, falë kësaj ndjenje e dini saktësisht se ku është këmba juaj. Në mënyrë që të shkoni për vrap, ose të stërviteni në palestër dhe të mos bini ose të dëmtoni veten, ju keni nevojë për një sens të mirë të proprioceptimit”.
Çdo aktivitet që kërkon veprime të ndërlikuara, koordinim trupor, qoftë balet, ngjitje pemësh, apo ngjitje në një pjerrësi në rritje përmirëson këtë shqisë. Qëndrimi ulur në divan duke ngrënë Cheetos gjatë një pandemie e dobëson atë.
Kjo do të thotë se të qenit më aktiv do t’ju ndihmojë të mbroheni nga përplasja e gishtave të këmbëve dhe udhëtime të shumta në dyqan për të blerë më shumë gota vere. Por, ka edhe përfitime të tjera. “Sipas hulumtimit të udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Floridës së Veriut, këto lloj ushtrimesh jo vetëm që përmirësojnë koordinimin fizik por edhe kujtesën e punës”,- raporton BPS.
Shqisat vestibulare
Çdo ditë zgjoheni me një sens të menjëhershëm se nga cila anë duhet të ktheheni. Kjo falë aftësisë suaj të kuptimit vestibular për të dalluar drejtimin e tërheqjes së gravitetit. Kjo ndjenjë ndihmon njerëzit me shumë detyra të përditshme.
“Hulumtimet tregojnë se një sistem i shëndetshëm vestibular është i rëndësishëm, jo vetëm për ekuilibrin, por për ndjenjën tonë të të qenit i bazuar brenda një trupi fizik. Në fakt, njerëzit me probleme vestibulare kanë më shumë të ngjarë të raportojnë përvoja jashtë trupit. Ata kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të humbasin, sepse një sistem i shëndetshëm vestibular është i rëndësishëm për një sens të mirë drejtimi”,- vëren BPS, i cili rekomandon tai chi nëse mendoni se sistemit tuaj vestibular mund t’i duhet një rregullim.
Interoceptimi
Uluni qetësisht për një moment dhe përpiquni të ndjeni rrahjet e zemrës tuaj pa ndjerë pulsin. Nëse mund ta menaxhoni lehtë, ju jeni një nga rreth 10 përqind e njerëzve me një ndjenjë të fortë të interoceptimit.
Aftësia për të kuptuar rrahjet e zemrës tuaj dhe funksionimet e tjera të brendshme trupore mund të tingëllojnë si një truk, por shkenca tregon se është një aftësi e lidhur ngushtë me EQ të lartë.
-“Hulumtimet tregojnë se njerëzit që janë më të mirë në të ashtuquajturën ‘interoceptim kardiak’ përjetojnë emocione më intensivisht, gëzojnë emocione më me nuanca dhe janë më të mirë në njohjen e emocioneve të njerëzve të tjerë, i cili është një hap i parë kritik në empati”,- pretendon BPS. “Nga ana tjetër, njerëzit që nuk i përjetojnë emocionet zakonisht vuajnë nga dëmtime në ndjeshmërinë e brendshme.”
Edhe ky sens mund të stërvitet thjesht duke provuar këtë ushtrim: Uluni diku në heshtje dhe përpiquni të numëroni rrahjet e zemrës suaj për një periudhë të caktuar kohe pa përdorur prekjen fizike të pulsit. Nëse e keni të vështirë, pak aktivitet fizik para se të uleni do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë më shumë dhe ushtrimin më të lehtë.
Këto janë vetëm tre nga një listë më e gjatë e shqisave të mbuluara nga BPS, duke përfshirë sensorët e temperaturës dhe aftësinë e trupit për të përdorur dritën për të matur kohën. Ajo që është e qartë edhe nga një vështrim i shpejtë është se njohja dhe zhvillimi i këtyre aftësive mund të rrisë ndjeshmërinë, të përmirësojë kujtesën dhe përgjithësisht të rrisë mirëqenien.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.