Majmuni të cilit iu implementua Nuralinku i Elon Musk, luan ping-pong me mendje - Business Magazine Albania

Majmuni të cilit iu implementua Nuralinku i Elon Musk, luan ping-pong me mendje

Edhe një herë, Musk bën të pamundurën të mundur. Një majmun me implante në tru të vendosura nga kompania Neuralink e Elon Musk tani është në gjendje të luajë ping-pong duke përdorur vetëm mendimet e tij. Dhe është realisht lojtar i mirë.

Elon Musk është personi më i pasur në botë, falë suksesit fenomenal të Teslës, e cila po transporton astronautët e NASA-s dhe po bën përparime në qëllimin e saj për të kolonizuar Marsin. Kështu që mund t’ju falet nëse keni harruar që Musk ka shumë iniciativa të tjera dhe disa kompani të tjera që ai drejton. Neuralink, projekti i tij për të lejuar njerëzit të kontrollojnë pajisjet vetëm përmes valëve të trurit, është diçka klasike për Musk.

Lexo: Keni menduar ndonjëherë se si duket një udhëtim me helikopter rreth Marsit? Falë NASA-s së shpejti mund ta zbuloni

Neuralink bën implante truri me shpresën që mund të përdoren për t’u dhënë njerëzve me quadriplegji aftësinë për të kontrolluar kompjuterët dhe pajisjet e tjera duke përdorur vetëm mendjet e tyre. Në të ardhmen, thotë kompania, njerëzit e shëndetshëm mund të bëjnë të njëjtën gjë. Një ditë, kjo mund të eleminojë nevojën për tastierë, të folurën që kthehet në tekst dhe të shkruarin në telefon.

Kompania sapo bëri një hap të madh drejt kësaj të ardhmeje. Ata vendosën dy nga pajisjet e tyre në trurin e një maka nëntë vjeçar me emrin Pager dhe më pas e mësuan atë të lëvizte një kursor kompjuteri dhe të luante ping-pong duke përdorur një levë. (Pager-it i pëlqen të luajë sepse kur i bën gjërat siç duhet, ai shpërblehet me lëng me banane përmes një tubi metalik.)

Ndërsa po luante Pager, pajisjet Neuralink regjistruan sinjalet në trurin e tij që i treguan dorës së tij të lëvizë levën lart, poshtë, majtas ose djathtas. Softueri i kompanisë mësoi të interpretojë këto sinjale të trurit si lëvizje dhe më pas i dërgoi këto lëvizje direkt në kompjuter, duke anashkaluar levën. Shumë shpejt, Pager ishte në gjendje të lëvizte kursorin dhe më pas të luante ping-pong, duke përdorur vetëm trurin e tij. Dhe ai luajti vërtet mirë. Pavarësisht se studiuesit e përshpejtojnë lojën për të provuar aftësitë e tij, Pager humbet vetëm një pikë gjatë videos, e cila titullohet në mënyrë të përshtatshme “Monkey MindPong”.

Lexo: Kompjuteri që lexon trurin e njeriut

Deri tani, të gjithë jemi mësuar me Musk i cili merr koncepte nga trillimet shkencore dhe punon për t’i kthyer ato në realitet. Ju mund të jeni duke ëndërruar ëndrra të mëdha për kompaninë ose karrierën tuaj, por të tijat janë jashtëzakonisht të mëdha. Por më pas ai i mbështet këto ëndrra të mëdha me shkencë të fortë dhe njohuri të thella, shumë prej tyre autodidakte. Dhe i përdor këto njohuri për të zgjeruar idetë tona për atë që është dhe nuk është e mundur.

Kjo është diçka që shumë themelues aspirojnë ta bëjnë, por shumë, shumë pak ia arrijnë. Kontrollimi i pajisjeve tona dhe komunikimi me njëri-tjetrin vetëm me fuqinë e mendimit? Kjo është vetëm diçka tjetër e pamundur që mund të bëhet e mundur, për shkak të Musk.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0