Sondazhi i Konfindustrisë: sipërmarrjet nuk besojnë tek programet e partive politike - Business Magazine Albania

Sondazhi i Konfindustrisë: sipërmarrjet nuk besojnë tek programet e partive politike

Konfindustri

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë ka nxjerrë përfundimet e para të sondazheve me bizneset, lidhur me programet e paraqitura në publik të partive politike kryesore me rastin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Sondazhet kanë përfshirë periudhën shkurt-java e parë e marsit 2021. Në vlerësim janë përfshirë 143 biznese të kategorive të mesëm dhe të mëdhënj në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan. Sektorët janë industri, prodhim, shërbime, agroindustri, etj.

  • Pyetjes së parë të sondazhit, që lidhej me besueshmërinë e zbatimit të programeve/premtimeve ekonomike pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga qeverisja politike, 76% e bizneseve u përgjigjën, që nuk kanë besim ose kanë shkallë shumë të ulët besimi.
  • Pyetjes së dytë të sondazhit, që lidhej me ndikimin e vendimeve dhe/ose premtimeve me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit heqje/nxjerrje nga skemat e pagesave të detyrimeve fiskale të kategorive të biznesit të vogël, 69% e bizneseve të pyetura u përgjegjën, që janë të dëmshme ekonomikisht në afatgjatë, prishin konkurencën e lirë në treg dhe do shtojnë informalitetin.

Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë do të vazhdojë të publikojë të dhënat e e moduleve të tjera të sondazheve të kryera me bizneset, lidhur me brendinë e programeve ekonomike të paraqitura nga partitë politike me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Lexo: Konfindustria: mirëpresim heqjen e monopolit për kontrollin teknik të automjeteve

Konfindustria, duke marrë shkak edhe nga përfundimet e mësipërme të sondazheve me bizneset, u bën thirrje partive politike të jenë më të qartë, të përgjegjshëm dhe profesionalë në programet ekonomike, që u ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrjes shqiptare në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0