Konfindustria mbështet vendimin e fundit të ekzekutivit për dhënien fund të monopolit dhe liberalizimin e tregut të shërbimit të kontrollit të makinave.
Hapja e plotë e tregut për përfshirjen e mundshme të qindra operatorëve/serviseve, shmangia e çdo mënyre të tërthortë monopolizuese, shoqëruar me vendosjen me ligj të vlerës së sipërme të tarifave do të sjellë shtimin e konkurencës me ndikim pozitiv në uljen e kostove, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe formalizimin e ekonomisë.
Lexo: Konfindustria: hapja e ekonomisë e vonuar
Sipas Konfindustrisë, monopolizimi i deritashëm i tregut nga koncesionarë privatë tregoi qartë mungesën e eficiencës së shërbimeve të ofruara, duke shkaktuar dhjetra milionë euro kosto në dëm të bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në formën e tarifave të paguara, gjobave të marra dhe kohës së humbur.
Monopolizimi i tregut provoi, provoj sipas saj, paaftësinë dhe mosdashjen e agjencive qeveritare të kontrollit për mënjanimin e pasojave të dukshme në dëm të qytetarëve, biznesit dhe ekonomisë kombëtare.