Pagesa nuk është gjithçka. Sigurisht, paga e drejtë është e rëndësishme në mënyrë që çdo punonjës të jetë i motivuar të bëjë më të mirën e tij në punë… por kjo është vetëm baza. Në realitet, ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe për pasojë edhe produktivitetin e njerëzve. Merrni këto parasysh për të ndërtuar një ekip pune të lumtur dhe efikas:
- Sigurohuni që të gjithë janë në pozicionin e duhur
Të kesh dikë të patrajnuar në një pozicion kyç është po aq katastrofike sa të kesh dikë shumë të aftë duke bërë detyra tepër të thjeshta. Nëse vëreni se dikush ka iniciativë dhe është i aftë të përmbushë detyra të rëndësishme, mos e mërzisni duke i kërkuar që të kalojnë ditën duke dërguar email-e! Kujdesuni që të gjithë njerëzit të jenë të përshtatshëm për pozicionin e tyre.
Lexo: Steve Jobs dhe Albert Einstein zbatuan konceptin “pa kohë” për të rritur kreativitetin e tyre
- Jepu atyre mjetet e nevojshme për të përmbushur funksionet
Kjo përfshin jo vetëm kompjuter më të mirë (ju lutemi ofrojini kompjuter më të mirë), por edhe trajnime. Shumë udhëheqës nënvlerësojnë rëndësinë e gjetjes së kohës për t’i trajnuar ata dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të punonjësve të tyre. Mos supozoni se ata tashmë dinë gjithçka! Kaloni kohë me ta për të rishikuar projektet, për të vendosur qëllime dhe për të përcaktuar se cilat mjete u duhen për t’i arritur ato.
- Tregojuni punonjësve çfarë prisni prej tyre
Në kohën e punësimit dhe kohë pas kohe, takohuni me secilin anëtar të ekipit tuaj për të vendosur atë që prisni nga performanca e tyre dhe cilat janë rezultatet që dëshironi të shihni. Për një punonjës, asgjë nuk mund të jetë më keq sesa të mos ketë asnjë ide se cili është roli i tyre në kompani.
Lexo: 4 mënyra se si ekipi juaj i shitjes mund të rikuperojë të ardhurat e humbura në 2021
- A kanë bërë një punë të mirë? Bëjuani të ditur
-“Po, ata janë duke përmbushur objektivat e tyre, por kjo është arsyeja pse i punësova ata”.
Nëse i keni thënë ndonjëherë këto fjalë, mbase është koha ta rimendoni qëndrimin. Të gjithë kemi nevojë për një përgëzim për të marrë guximin për të vazhduar përpara. Kjo nuk do t’ju bëjë të dukeni të dobët para të tjerëve.
- Trajtojini me respekt
Njerëzit, të cilët janë të kënaqur me punën e tyre, qëndrojnë në të më gjatë dhe japin shumë më tepër sesa pritet prej tyre. Fundja, kujt i pëlqen të shkelet gjatë gjithë kohës? Takohuni me punonjësit tuaj shpesh për t’u siguruar që ata janë të kënaqur me atë që bëjnë. Gjithashtu, kini një politikë “me derë të hapur” në mënyrë që ata të ndihen rehat për të folur me ju për çfarëdo që i shqetëson.
- Jepuni atyre autonomi
A keni tendencë të doni të kontrolloni gjithçka? A u kërkoni që t’ju tregojnë për çdo detyrë që bëjnë gjatë ditës? Me shumë gjasa, ata ndihen të asfiksuar dhe në rastin e parë ata do të kërkojnë të largohen nga ju. Tregojuni atyre çfarë të bëjnë dhe lejojini ta bëjnë! Kërkimi i raporteve ditore ose mbajtja e takimeve të rregullta do të zvogëlojë në mënyrë drastike dëshirën tuaj për të punuar.
Lexo: 5 trende në marrëdhëniet me publikun që do të ndikojnë në suksesin e markës suaj në 2021
- Jo gjithçka është punë!
Produktiviteti është i rëndësishëm, por të mendosh vetëm për punën dhe të shohësh gjithçka tjetër si “shpërqëndrim” do të krijojë një mjedis pune të tensionuar dhe të papëlqyeshëm. Kohë pas kohe, organizoni aktivitete rekreative që i lejojnë ata të heqin mendjen nga puna dhe të forcojnë lidhjet në ekip. Mbase një turne ping pongu? Një garë? Një shëtitje në një restorant? Trajtojini punonjësit tuaj si qenie njerëzore dhe jo si një numër.
- Ofroni mundësi rritjeje
Përtej pagës dhe marrëveshjeve të mira, punonjësit kërkojnë rritje profesionale. Ofrojuni atyre mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre si dhe për të mësuar gjëra të reja, pavarësisht nëse ato lidhen drejtpërdrejt me fushën e tyre. Ofrojuni punëtorëve tuaj mundësinë që të bëhen punonjës të vlefshëm për organizatën.
- Lejojini ata të kenë orare fleksibël
Nëse u besoni aftësive të tyre organizative, jepuni atyre mundësinë për të menaxhuar orarin e tyre, për ta akomoduar sipas nevojave të tyre personale. Kjo, si dhe mundësia e punës nga shtëpia, do të përkthehet në efikasitet më të madh dhe motivim të lartë.
Lexo: Tatimet, njoftim bizneseve: Publikoni pasqyrat financiare
- Respektoni kohën e tyre
Asgjë nuk mund të jetë më zhgënjyese sesa të ndiheni sikur koha juaj nuk po vlerësohet. A mund ta imagjinoni se si i bëni punonjësit tuaj të ndihen nëse vonoheni nëpër takime, nëse ndryshoni kohën pesë herë ose u kërkoni atyre të qëndrojnë vonë për të kryer një detyrë e cila mund të presë deri ditën tjetër? Respektoni orarin e tyre, ashtu si do të donit që ata të respektonin tuajin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.