Teknologjia, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve. Ndaj nevojiten më tepër hapësira publike në kryeqytet, veçanërisht biblioteka, të cilat po transformohen gjithnjë e më shumë në funksion të teknologjisë.
Në ndarjen e çmimeve të konkursit “BiblioTech Challenge”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se, Tirana do të kthehet në qendrën e teknologjisë.
Ai tha se, “ne duam që Tirana të jetë një super hapësirë për teknologjinë. Një nga gjërat që po transformohet teksa flasim është Piramida e Tiranës, e cila do të jetë një hapësirë shumë më e madhe sesa Parku Olimpik, ku fëmijët mund të mësojnë si të kodojnë. Nëse gjenerata e prindërve tanë duhet të dinte rusisht që të ecte përpara në jetë, gjenerata ime duhet të dinte anglisht, kurse gjenerata juaj duhet të dijë gjuhët e kompjuterit sepse kjo është gjuha e së ardhmes”.
Lexo: 17-vjeçari shqiptar shpiku robotin që dezinfekton shkollën çdo mëngjes nga Covid-19 në Tiranë
Ai e cilësoi Bibliotech me fokusin tek teknologjia po aq sa tek libri, si biblioteka e së ardhmes. Veliaj përgëzoi talentet e reja të Tiranës, të cilët prezantuan idetë e tyre gjatë ditëve të konkursit.
Sipas Veliajt, është ndërmarrë nisma që bibliotekat t’i kthejmë në hapësira, ku të mësojmë kodim dhe gjuhën e kompjuterit. Biblioteka në vitin 2021 nuk mund të jetë vetëm për libra, por do të jetë edhe një hapësirë, ku organizata të ndryshme rinore, apo të fëmijëve, mund të mblidhen bashkë të zhvillojnë një aktivitet, të propozojnë një vendimmarrje të re. Jam shumë i lumtur që bashkë me UNICEF-in kemi transformuar bibliotekën jo vetëm si një hapësirë librash, por si një hapësirë teknologjike”.
Ai kujtoi se sot ka 8 biblioteka në Tiranë dhe plani është që të kemi 27, në të gjitha njësitë e Tiranës.
Nga robotika tek librat digjitalë, idetë e të rinjve që morën pjesë në “BiblioTech Challenge” u vlerësuan nga juria profesioniste dhe në fund u ndanë disa çmime.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.