AgroTimeAl, aplikacioni për agroturizmin shqiptar - Business Magazine Albania

AgroTimeAl, aplikacioni për agroturizmin shqiptar

AgroTimeAl

Aplikacioni “AgroTimeAl”, sjell bashkë mbi 100 bujtina, të cilat ofrojnë ushqim, akomodim dhe argëtim. Platforma është bërë e njohur nga ministria e Bujqësisë, përmes drejtuesve të saj.

Sipas përfaësuesve të ministrisë, “qëllimi ynë është së pari të informojmë publikun shqiptar për potencialin që ka vendi ynë”. Duke i bërë të ditur dhe duke e ftuar që të vizitojë e të njohë Shqipërinë turistike, të provojë ushqimet tradicionale që ofrohen në këto agroturizme dhe të njihen me jetën në fermë. Përmes guidës virtuale, vizitori mëson se ku të pushojë dhe gjejë prodhime bio.

Mjafton të kërkoni AgroTimeAl dhe ta shkarkoni. Aplikacionin mund ta zgjidhni shqip ose anglisht dhe do të gjeni tre kategoritë kryesore: ferma agroturizëm të certifikuara, ferma turistike dhe rrugët e shijes.

Kur klikoni emrin e agroturizmit ju shfaqet galeria e fotove, ku mund të eksploroni shërbimet e agroturizmit. Tek kategoria e informacionit, gjeni përshkrimin e shërbimeve qe ofrohen këtu dhe mënyrën se si mund të aksesojmë. Gjithashtu mësojmë dhe aktivitetet që mund të ofrojë ferma, bujqësore apo blegtorale. Hapi i tretë është të gjejmë vendndodhjen”.

Lexo: Kuik, shërbimi i ri i transfertave monetare nga Raiffeisen Bank

Bizneset e agroturizmit mund të përshoihen falas në këtë aplikacion. Ato mund të promovojnë traditën, historinë dhe kulinarinë duke plotësuar tre kushtet më poshtë”:

1-të ofrojnë akomodim,

2- ushqim tradicional të zonës

3- aktivitete në fermë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0