Pagesat dhe dërgesat online të parave po bëhen gjithnjë e më të domosdoshme. Pandemia e ka nxitur më tej këtë proces. Ndaj edhe bankat në vend po sjellin gjithnjë e më shumë opsione në këtë drejtim. Kuik, është shërbimi i ri i Raiffeisen Bank, përmes të cilit mund të dërgosh para me një klik.
Kuik është shërbimi i ri i transfertave monetare deri në 25,000 ALL nga aplikacioni Raiffeisen On dhe 15,000 ALL nga aplikacioni KUIK nga Personi-në-Person, apo nga llogaria personale në një tjetër llogari personale që realizohet në kohë reale 24 orë në 7 ditë të javës, vetëm duke perdorur një numër celular, i cili është lidhur me llogarinë tuaj personale. Për të përdorur Kuik, mjafton të kesh një llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank dhe të kesh shkarkuar në celularin tënd aplikacionin mobile Raiffeisen ON.
Lexo: Llogari bankare krejtësisht online falë platformës My Raiffeisen.al
Kjo është një formë e thjeshtë e transferimit të parasë në kohë të shpejtë, tek një anëtar i familjes, shok apo koleg. Hapat që duhet të ndiqni janë 3:
- Hap KUIK në Raiffeisen ON
- Vendos Shumën
- Zgjidh kontaktin KUIK nga lista e personave të regjistruar në celularin tuaj.
Kuik është një nga shërbimet e përfshira në aplikacionin Raiffeisen ON mobile, duke sjellë lehtësi dhe një eksperiencë bankare pa stres për klientët. Ata mund të aksesojnë llogaritë e tyre apo të bëjnë pagesa nga shtëpia, me siguri maksimale në transaksione dhe duke shmangur radhët dhe pritjet që ndodhin ndonjëherë në degët fizike të bankës.
Kjo risi vjen nga mbështetja e Raiffeisen Bank ndaj nismave Fintech. Kuik, u realizua në bashkëpunim me Mpay, një nga finalistet e konkursit ndërkombëtar Elevator Lab, zhvilluar nga Raiffeisen Bank International.