Twitter dhe Facebook bllokojnë përkohësisht llogaritë e Donald Trump - Business Magazine Albania

Twitter dhe Facebook bllokojnë përkohësisht llogaritë e Donald Trump

llogaritë e Donald Trump

Donald Trump është pezulluar nga mediat sociale Twitter dhe Facebook pasi ka u bërë Twitt mbështetësve të tij, të cilët sulmuan Capitol building.

Në një mesazh në social media, ai u thotë protestuesve “ Ju dua” para se t’u thotë atyre të shkojnë në shtëpi. Ai ka përsëritur gjithashtu se votat janë vjedhur.

Sipas Twitter, ai nevojitet të heqë tre Twitt që kanë shkelur rëndë integritetin e politikave sociale. Kompania ka bërë të ditur se llogaria e presidentit do të rrijë e mbyllur nëse këto postime nuk hiqen.

Ndërsa u theksua gjithashtu se “shkelje të tjera të rregullave të Twitter në të ardhmen, do të sjellin pezullimin e përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0