92 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5197. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 31 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga diabeti, një 69 vjeçar nga Shkodra, 85 vjeçar nga Korca, 76 vjeçare nga Fieri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet Covid-19 po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Lexoni: COVID-19, Italia dërgon një ekip ekspertësh në Shqipëri
Të infektuarit e rinj janë: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës,4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga një rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe dhe Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4997 të infektuar,
– 150 viktima;
– 2830 të shëruar,
– 2125 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto