9 zakone që do t'ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj - Business Magazine Albania

9 zakone që do t’ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj

~6 minuta lexim


BusinessMag në këtë artikull ju sjell 9 zakonet më të mira që Nelson Wang, themelues i www.CEOLifestyle.io ka zhvilluar gjatë 33 viteve të fundit pas studimit të sipërmarrësve, drejtuesve nga kompanitë Fortune 1000 dhe përvojat e tij personale:

Lexoni: Si ndikojnë zakonet në suksesin tuaj?

1. Çdo mëngjes, bëni një listë të 3 gjërave më të rëndësishme që duhet të bëni gjatë ditës, të cilat do të kenë ndikim më të madh në ditën tuaj. Kjo ndihmon për të mos u hallakatur dhe ju detyron t’u jepni përparësi gjërave që kanë rëndësi gjatë ditës.

2. Përdorni testin 10-vjeçar – Kur ndodheni në situata të vështira, shpesh herë do të duket si një fatkeqësi. Por mos rrini të vajtoni për vështirësitë, ngrini kokën dhe bëni diçka me jetën tuaj në vend që të mposhteni. Kur të hasni në situata të vështira, në vend që të shqetësoheni, pyesni veten, a do të ketë rëndësi kjo çështje për 10 ditë? 10 muaj? 10 vite? Shanset janë se nuk do të ndodhë. Mos djersisni kot në gjërat e vogla, por fokusohuni në pamjen e madhe.

3. Mësoni një gjë të re çdo ditë – Mund të jetë një listë e zakoneve të reja, një gjuhë e re apo një aftësi e re. Shtyjeni veten të rriteni çdo ditë. Nëse përmirësoheni nga pak çdo ditë, mendoni se si ky përmirësim do të jetë pas një viti.

4. Shikoni një udhëheqës në Youtube çdo javë – Shumë nga gurutë rekomandojnë leximin çdo ditë për të mësuar. Leximi është goxha i mirë, por shumë persona mësojnë më mirë përmes pamjeve. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të shikoni video në Youtube ku mund të mësoni dhe të merrni njohuri nga udhëheqës të ndryshëm.

5. Grumbulloni email-et tuaj. Është e lehtë për t’u shpërqëndruar pasi një mal me email-e ju vijnë gjatë ditës. Në vend që të kontrolloni secilën prej tyre kur vjen, grumbullojini ato dhe kontrolloni grumbullin çdo 3 orë nëse mundeni. Zakonisht në qoftë se është diçka urgjente dikush do t’iu flasë në Slack, Sype, do t’iu bëjë një mesazh apo edhe mund t’iu telefonojë.

6. Pini një smoothie të gjelbër çdo mëngjes – Është e shpejtë, e lehtë dhe e shëndetshme për ju. Kjo është një mënyrë e mirë për të konsumuar perimet dhe frutat çdo ditë. Këshillë: ngrini frutat dhe perimet tuaja në mënyrë që ato të zgjasin më gjatë. Plus, ajo i jep smoothie tuaj një cilësi më të mirë (sidomos nëse shtoni banane!).

Lexoni: 6 zakone të sigurta që do t’ju bëjnë një lider të paharrueshëm sot ose nesër

7. Bëni ushtrime çdo mëngjes – Është kaq e thjeshtë, por edhe kaq efektive në të njëjtën koheë. Energjia juaj do të jetë më e lartë gjatë pjesës tjetër të ditës dhe shëndeti juaj do të përmirësohet.

8. Praktikoni mirënjohjen – Çdo mëngjes (ose natë), thojini vetes 3 gjëra për të cilat jeni mirënjohës për atë ditë. Do t’ju bëjë të ndiheni shumë më të lumtur. Një mënyrë tjetër për ta bërë këtë është t’i shkruani diku këto gjëra që ju bëjnë mirënjohjës. Sa herë që ndiheni pesimistë dhe të pa motivuar thjesht lexoni ato që keni shkruar.

9. Ndërtoni një ambient ku të ndiheni mirë – Kaloni kohë me miqtë dhe familjarët që ju motivojnë dhe frymëzojnë të jetoni jetën më të mirë të mundshme. Keni dikë negativ në jetën tuaj? Mos shpenzoni kohë me të. Largojini njerëzit negativë nga jeta juaj! Rrethojeni veten me njerëz që sjellin më të mirën tek ju dhe iu ndihmojnë të shkëlqeni.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0