9 shprehjet që do t'ju fusin brenda mendjes së miliarderit Elon Musk - Business Magazine Albania

9 shprehjet që do t’ju fusin brenda mendjes së miliarderit Elon Musk


Elon Musk është një nga inxhinierët dhe sipërmarrësit më të shkëlqyer që ka parë bota. BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga shprehjet që ju lejojnë të eksploroni botën e brendshme të tij.

Qëndrueshmëria është çelësi

“Kur diçka është shumë e rëndësishme, ti e realizon atë edhe nëse të gjitha gjërat nuk janë në favorin tënd.” – Elon Musk

Lexoni: Elon Musk thotë se udhëheqësit e mëdhenj përqëndrohen në një gjë para gjithçkaje tjetër

E gjitha varet nga mënyra se si përcaktoni prioritetet tuaja në jetë. Nëse ato janë të rëndësishme për ju atëherë asgjë nuk duhet t’ju pengojë në rrugën tuaj për t’i realizuar ato.

Jini ndër personat që i realizojnë gjërat

“Unë mund t’i shikoj gjërat të ndodhin, ose mund të jem ai që i realizon ato.” – Elon Musk

A jeni në mesin e atyre që ulen dhe presin që ndonjë mrekulli të ndodhë apo në mesin e atyre që i bëni vetë mrekullitë të ndodhin?

Gjithmonë provoni diçka të re, Kjo është mënyra se si ju mësoni

“Mos kini frikë nga gjërat e reja.” – Elon Musk

Kurrë mos kini frikë të provoni diçka të re, kështu mësoni gjëra të reja dhe merrni një shans për t’i praktikuar ato. Gjithmonë pranojini sfidat në jetën tuaj, ato do të shënojnë progresin tuaj.

Harrojeni të kaluarën dhe përqendrohuni në të ardhmen

“Jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur mëri.” – Elon Musk

Çfarë është bërë është bërë! Nuk ka kohë për t’u kapur në kujtimet e së kaluarës. Ato do të shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen tuaj gjithashtu. Lërini të shkojnë incidentet e këqija dhe përpiquni për një jetë më të mirë.

Dështimi është një udhëzues drejt suksesit

“Dështimi është një mundësi. Nëse nuk po dështon, do të thotë se nuk je mjaftueshëm inovativ.” – Elon Musk

Lexoni: Sekreti i Elon Musk për të mësuar çdo gjë më shpejt

Dështimi nuk do të thotë se ju nuk punoni në drejtim të qëllimeve tuaja, përkundrazi, ju ofron një mundësi për të provuar diçka të re. Nëse një derë mbyllet një tjetër hapet. Ju vetëm duhet të provoni, provoni dhe provoni përsëri.

Përqafoni ndryshimin

“Disa njerëzve nuk ju pëlqen ndryshimi, por ju duhet të përqafoni ndryshimin nëse alternativa që do të ndodhë është fatkeqësia.” – Elon Musk

Ndryshimi nuk është një gjë e keqe për t’u përshtatur, por mund të të heqë nga rutina monotone dhe të nxisë që të provosh diçka të re. Ndoshta kjo do t’ju çojë drejt përmirësimit në jetë.

Jini ndër personat e jashtëzakonshëm

“Mendoj se është e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të bëhen të jashtëzakonshëm.” – Elon Musk

Çdokush ka potencial të integruar brenda vetes, duhet vetëm ta vejë në punë atë për qëllimet e tij.

Jini këmbëngulës

“Këmbëngulja është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të dorëzoheni vetëm nëse ju detyrojnë të dorëzoheni.” – Elon Musk

Mos hiqni kurrë dorë nga gjërat që dëshironi. Nëse jeni këmbëngulës në lidhje me to, do t’i arrini me patjetër.

Gjithçka është e mundur

“Hapi i parë është që të kuptoni se çdo gjë është e mundur, më pas realizojini ato.” – Elon Musk

Asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë është e mundur, ju duhet vetëm të bëni zgjedhjet e duhura dhe të jeni të vendosur për t’i bërë gjërat të ndodhin.

burimi: bornrealist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0