9 pyetje psikologjike që do t'ju ndihmojnë të lexoni njerëzit - Business Magazine Albania

9 pyetje psikologjike që do t’ju ndihmojnë të lexoni njerëzit


Sot, diskutimet e thella janë bërë një mënyrë krejtësisht e re e komunikimit që i ndihmon njerëzit të njohin njëri-tjetrin më mirë.

BusinessMag ju sjell 9 pyetje interesante që mund ta bëjnë partnerin tuaj në bisedë të përfshihet në një diskutim rreth gjërave që ndoshta nuk i kanë menduar kurrë më parë. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të hollësishme, kështu që përgjigjet “po” dhe “jo” nuk do të funksionojnë. Dhe ende, nuk ka përgjigje të sakta. Por, siç e dimë të gjithë, ndonjëherë një pyetje e mirë është tashmë një përgjigje.

Lexoni: 10 pyetje që çdo i huaj bën kur viziton Shqipërinë për herë të parë

  • A do të hapnit një zarf që ka datën e vdekjes suaj brenda? Me përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje, ju mund të kuptoni nivelin e fatalizmit të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj jetës në përgjithësi.
  • A do të ishit miq me veten? Këtu mund të kuptoni vetëbesimin e një personi, pikat e forta dhe dobësitë e tyre dhe sa interesante janë ato.
  • Nëse ju mund të shihni një shkallë matëse mbi kokën e njerëzve, çfarë do të dëshironit që kjo shkallë të maste? Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e lumturisë, pasurinë e tyre etj. Me përgjigjen ndaj kësaj pyetje, ju do të jeni në gjendje të kuptoni vlerat dhe prioritetet e një personi.
  • Çfarë bëni ndryshe nga njerëzit e tjerë? Këtu mund të kuptoni vetëvlerësimin e një personi, ndjenjën e tyre të humorit, nivelin e çmendurisë tek ta dhe sa i veçantë është personaliteti i tyre.
  • Nëse partneri juaj kurrë nuk zbulon se ju e keni mashtruar atë, a do t’i tregonit vetë për këtë? Përgjigjia tregon standardet morale të një personi dhe qëndrimin e tyre ndaj njerëzve të tjerë.
  • A e keni pasur ndonjëherë ndjenjën se dita e sotme është përsëritur 100 herë? Me përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje, ju mund të kuptoni se si një person jeton jetën e tij dhe nëse jeta e tij është kuptimplotë për të apo jo.
  • Nëse gratë dhe burrat do të jetonin në 2 planete të ndryshme, çfarë do të ndodhte në të dy planetët? Këtu mund të kuptoni nëse ky person është i prirur për të menduar stereotipik ose sa logjik është.
  • Nëse kryeni një krim për të ushqyer fëmijën tuaj të uritur, a jeni një person i keq apo keni kryer veprën penale nga nevoja? Përsëri, kjo do të tregojë standardet morale të një personi dhe qëndrimin e tij ndaj familjes.
  • Nëse lumturia do të ishte para, cila do të ishte puna jote? Këtu ju mund të kuptoni shpresat dhe ëndrrat e një personi dhe atë që ata ndjejnë se ju mungon në jetën e tyre.

Ka kaq shumë pyetje dhe dilema të tjera. Mund t’i përdorni ato edhe si zbavitje në një festë ose si mënyrë për të njohur më mirë një person.

Lexoni: Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”

Cilat pyetje do t’i bënit një personi për të cilin jeni të interesuar?

burimi: BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0