Kur takon dikë në një ngjarje të caktuar ku ka mundësi njohjeje, mos i lër lidhjet të shkëputen. Këtu kemi disa mënyra për t’i kthyer ato në marrëdhënie afatgjata pune.
Biseda të shkurtra të çuditshme, shtrëngime të forta duarsh dhe shkëmbime kartëvizitash me njëri-tjetrin…çfarë sjellin? Rrjetin e njohjeve. Rrjeti i njohjeve bazohet mbi marrëdhënie, në lidhjen e njerëzve me njëri –tjetrin, në njohje të reja dhe në kalimin nga ritualet ‘tako-dhe-përshëndet’ në kontakte afatgjata dhe fitimprurëse gjatë karrierës suaj. Por ti je i/e zënë dhe ndonjëherë të del nga mendja t’i bësh të gjitha këto gjëra. Dhe ja ku vjen…lidhja gati shkëputet, ktheheni përsëri në statusin e të panjohurve.
A ka ndonjë mënyrë për të maksimizuar vlerën e marrëdhënieve brenda rrjetit tuaj të njohjeve kur jeni në limitet e kohës suaj? Ja çfarë këshillon Young Entrepreneur Council:
1.Bëj regjistrime të shpejta
Të mbash marrëdhëniet që ke kultivuar është kritike, dhe kur vazhdon të zhvillosh të reja, del sfida për të gjetur kohën për të dyja. Një këshillë është që të mbani shënime “rilidhjeje” në kalendarin tuaj mbi baza mujore. Kjo ju sjell në kujtesë që të bëni një telefonatë ose të dërgoni ndonjë email sa për të përshëndetur, për të pyetur se si po ia kalon kolegu, të dërgoni ndonjë artikull të lezeçëm, ose t’i pyesni se si mund t’i ndihmoni.
—Darrah Brustein, Network Under 40 / Finance Whiz Kids
2. Organizoji lidhjet brenda rrjetit në grupe
Ndërsa takoni njerëz të fushës suaj, do të vini re se shumë prej interesave të tyre përkojnë vetëm pjesërisht. Mundohuni të njhni me njëri-tjetrin njerëz me zotësi dhe interesa të përbashkëta. Jo vetëm që do jua dinë për nder që po i ndihmoni të bëjnë njohje të vlefshme, por prezantimi i tyre do t’ju japë mundësinë të ndërveproni me të dyja palët në të njëjtën kohë, duke shkurtuar kohën e nevojshme për t’u kujdesur për të dyja lidhjet veç e veç.
—Brian Honigman, BrianHonigman.com
3. Ngri komunitete
Kompania jonë është në mënyrë të theksuar e motivuar nga marrëdhëniet midis individëve. Si një mënyrë për t’i mbajtur këto lidhje dhe për të krijuar sa më shumë lidhje të mundshme brenda për brenda punës, kemi filluar të krijojmë komunitete me “komponentë kyçë” brenda tyre në formën e mbledhjeve. Kjo na krijon mundësinë që të qëndrojmë shumë të lidhur me njëri-tjetrin vetëm me anë të këtyre lloj eventeve.
—Ross Beyeler, Growth Spark
4. Drekoni bashkë
Besoj se të gjithë hamë përditë, apo jo? Konsiderojeni këtë kohë si një mënyrë për t’u shoqërizuar me njërëz brenda rrjetit tuaj të njohjeve. Largon presionet, të zbavit si kundërpeshë ndaj punës dhe ndërton marrëdhënie afatgjata.
—Brennan White, Cortex
5. Krijo shabllone
T’u qasesh njerëzve me një përshëndetje: “Çkemi, si po ia kalon? Mund të bëj ndonjë gjë për të të ndihmuar?” nuk kërkon mundim dhe ka gjithmonë vlerë. Kursejini vetes çdo ditë 9 minuta kohë dhe përshëndetuni me 3 njerëz. Është më se e arritshme.
—Adam Stillman, SparkReel
6. Mendo si individ për të, jo si burim
Çdokush ësht ‘i zënë’. Shumë njerëz në rrjetin tuaj nuk kanë mundësinë për të qenë në kontakt me punonjësit çdo javë ose çdo muaj, kështu që investoni në çdo mundësi. Nëse bëni një lëvizje të saktë, ‘sasia’ e komunikimit nuk ka ndonjë peshë. Bëjeni zakonin tuaj personal, ofroni ndihmë që ia vlen ose njohje midis individësh sa herë t’ju jepet mundësia, dhe demonstroni se ju mendoni për ta si një individ, jo si një burim.
—Shradha Agarwal, ContextMedia
7. Mbaj një korrespondencë të shkurtër
Bëni më të mirën tuaj që të mbani korrespondencë, edhe pse të limituar. Unë mundohem t’u dërgoj emaile njohjeve të mia brenda rrjetit dhe klientëve kur has ndonjë artikull që mendoj se është interesant për ta. Në këtë pikë edhe ky lloj komunikimi rastësor mud të jetë i përfitueshëm.
—Simon Casuto, eLearning Mind
8. Argëtohuni
Ndërveprimet e tua duhet të transmetojnë vlerë te audienca juaj, qoftë kjo një zbulim i mundësive të reja apo një e qeshur. Njerëzit i nënvlerësojnë përfitimet nga humori, çiltërsia, bisedat e zakonshme. Vetëm se koha jote është e limituar nuk do të thotë se nuk mund të argëtoheni. Të kapni telefonin dhe ta ‘spërkasni’ bisedën me pak humor mund të jetë rigjeneruese.
—Jason Kulpa, Underground Elephant
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.