8 gjëra që sipërmarrësit duhet të bëjnë çdo ditë - Business Magazine Albania

8 gjëra që sipërmarrësit duhet të bëjnë çdo ditë


Çdo ditë është një betejë e vazhdueshme me pasiguri dhe dyshim. Por ajo mund të jetë shumë e vështirë nëse ju nuk e bëni veten në mënyrë aktive, një prioritet më të madh se biznesi juaj. Diçka që shumë sipërmarrës nuk e kuptojnë është se ata janë vetë biznesi. Nëse ju nuk do të kujdeseni për veten dhe nuk do të bëni gjëra çdo ditë që të vënë një shtysë atëherë ju jeni duke e dënuar veten dhe biznesin tuaj me dështim.Këtu janë vetëm disa gjëra që ju mund të bëni çdo ditë për t’u siguruar që ju jeni në gjendje të keni sukses në nivelin më të lartë në biznesin tuaj dhe në jetë.

1. Të flesh mjaftueshëm gjumë.
E di, e di, Benjamin Franklin ka thënë: “Ju mund të flini, kur të keni vdekur.”E pra, kjo është fantastike, por nëqoftëse ju nuk jeni duke fjetur sa duhet, ju do të jetoni çdo ditë sikur ju keni vdekur tashmë. Ka pasur një numër studimesh në vitet e fundit që tregojnë se sa i dëmshëm është privimi nga gjumi. Vetëm disa prej efekteve përfshijnë kapacitetin e ulët të kujtesës, duke e bërë të ngadalshme vendimin, paaftësinë për të zgjidhur problemet, një trup të dobësuar dhe sistemin imunitar (duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj lëndimit dhe sëmundjeve) dhe madje edhe një rritje të rrezikut të obezitetit. Mesazhi këtu është i qartë. Flini mjaftueshëm gjumë. Gjithashtu sigurohuni që ai të jetë një gjumë “cilësor”.

2. Aktiviteti fizik
Ashtu siç duhet të keni fjetur mjaftueshëm, ushtrimi në mënyrë të rregullt duhet të jetë një prioritet më i lartë sa edhe vetë biznesi juaj. Ushtrimi çliron endorphinën dhe të gjitha llojet e kimikateve të tjera të mrekullueshme në trupin tuaj që rrisin nivelin tuaj të lumturisë dhe ndihmojnë për të përmirësuar aftësinë tuaj për të kryer detyrat e përditshme. Jo për ta përmendur, por stërvitja është provuar se ndihmon për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Nuk është një shkëmbim i keq për diçka që zgjat rreth 20 minuta në ditë, apo jo?

3. Bëni një pushim.
Sipërmarrësit janë të njohur që punojnë shtatë ditë në javë pa bërë ndonjëherë pushim. Duke bërë një ditë pushim çdo javë nga e gjithë puna (që përfshin edhe email-in) do ta lejojë trupin dhe mendjen tuaj për t’u furnizuar me energji, duke bërë që të shkoni përsëri në biznesin tuaj me një perspektivë të freskët dhe më shumë energji sesa ju keni pasur për një kohë të gjatë.Të jeni i sigurt se kur ju keni bërë këtë ditë pushimi, ju do të përfitoni plotësisht nga koha juaj. Kalojeni ditën me miqtë dhe familjen tuaj, duke lexuar një libër interesant, duke luajtur me fëmijët tuaj, ose shëtitur në natyrë. Mos e humbisni atë duke fjetur 12 orë ose i ulur duke shikuar TV.

4. Meditoni
Uluni në një karrikë për rreth 20 minuta dhe qëndroni ashtu pa bërë asgjë. Duket si humbje kohe apo ajo? Por nuk është e vërtetë. Shkenca është mjaft e qartë në atë që thotë: “Meditimi ka përfitime të shumta për ty dhe biznesin tënd.” Është provuar se ndihmon në përmirësimin e aftësisë tuaj për t’u përqëndruar, kreativitetin tuaj dhe nivelet e përgjithshme të lumturisë suaj. Pjesa më e bukur është se ju nuk keni nevojë as për t’u veshur bukur. Vetëm 10 minuta me një video guidë meditimi në Youtube, Headspace ose duke dëgjuar pak muzikë do të funksionojë shkëlqyeshëm për mëndjen dhe trupin tuaj.

5. Pranoni fitoret e vogla
Kur ju zotëroni një biznes tuajin është e vështirë ta shpërbleni veten kur nuk po i bëni gjërat aq mirë sa çdo të donit t’i bënit. Por nëse do ta përqëndroni fokusin tuaj në ato gjëra që jeni duke i bërë mirë, në gjithçkka që keni arritur, në gjithë progresin që keni bërë, do të jeni më i lumtur, më produktiv and me rezultate më të suksesshme. Mbani një stilolaps dhe një bllok afër tavolinës tuaj dhe festoni të gjitha fitoret e vogla që keni arritur, në fund të ditës.

Mbase është një klient i ri potencial, një artikull që më në fund e mbaruat, një punonjës që ju i dhatë një shans të dytë ose vetëm ideja që u çuat nga krevati për të punuar për biznesin ndërkohë që mund të kishit qëndruar në gjumë.

Nuk është e nevojshme të jetë diçka e madhe, mjafton të jetë diçka.

6. Rrethojeni veten me persona pozitivë
Jeta është e shkurtër. Pse do ta shpenzonit madje edhe 1 second më shumë seç duhet i rrethuar nga negativiteti dhe njerëz pesimistë? Një nga mënyrat më të shpejta për ta rritur suksesin dhe lumturinë tuaj është duke u larguar nga këto marrdhënie negative dhe të kultivoni ato pozitivet.
Nuk ka mënyrë specifike për ta arritur këtë, pasi ju bëheni si njerëzit me të cilët shoqëroheni, dhe nëse ju shoqëroheni me persona joambiciozë, dembelë apo negativë, do ju prek sado që ju ta luftoni. Kështu që shoqërohuni me persona që ju ngrenë lart humorin dhe ju inkurajojnë. Mund të jetë vendimi më i rëndësishëm që do të merrni.

7. Qeshni
Ka një arsye përse thonë se e qeshura është ilaçi më i mirë. Mjaft i morët gjërat shumë seriozisht dhe mësoni të qeshni pak. Mos e bëni jetën më të vështirë dukë qëndruar me një ngrysje në fytyrën tuaj.

8. Bëni një dietë të shëndetshme
Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në humorin tuaj, mënyrën e të menduarit, fokusin, produktivitetin dhe shëndetin tuaj është ushqimi që ju kosumoni. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sipërmarrësit. Sipas një studimi të bërë nga “International Labor Organization (ILO)” , mënyra se si ne ushqehemi ndikon direkt në produktivitetin tonë.

Mënyra më e mirë për të mbajtur një dietë të shëndetshmë është të ndjekësh hapat e mëposhtme:
1.Mos lini ushqime të gatshme në shtëpi ose në zyrë. Nuk e di për ju por unë për vete do t’i haja.
2. Regjistrohu për një shërbim i cili përgatit vakte të shëndetshme.
3. Hani diçka që ju pëlqen vetëm 1 ditë në javë!!
Nëse dëshironi këtu është një listë me ushqimet që ju duhet t’i shmangni.

Nëse doni që të jeni të suksesshëm në biznes, së pari ju duhet të triumfoni në jetën tuaj.

Ju duhet të kujdeseni për veten dhe t’i jepni prioritet në mënyrë që ju të mund t’i shërbeni si duhet kompanisë, të punësuarve dhe klientëve tuaj. Kurrë mos harroni se çfarë ka thënë Jim Rohn: ” Niveli juaj i suksesit rrallë do ta tejkalojë nivelin e zhvillimit personal.” Pra, do të duhet disa kohë çdo ditë për të investuar në veten tuaj dhe ju do të shihni një kthim më të madh se sa e keni menduar të jetë e mundur.

Burimi: entrepreneur.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0