7 tiparet që i bëjnë të dallueshëm themeluesit e mëdhenj - Business Magazine Albania

7 tiparet që i bëjnë të dallueshëm themeluesit e mëdhenj

~6 minuta lexim

Duhet më shumë se thjesht një ide e mirë për të pasur sukses në biznes.

Çdo njeri që fillon ose zotëron një biznes priret të jetë më i miri, por vetëm disa e arrijnë këtë status.  Mentorët dhë këshilluesit e startup-eve, shpeshherë pyesin se cila është diferenca mes një fituesi dhe një humbësi.

Duket se janë më shumë sesa pikat e dobëta të një tregu specifik, disponueshmëria e fondeve dhe fati.  Më të mirët e bëjnë vetë fatin e tyre.

Dallohet se përformuesit më të mirë në biznes, si në shumicën e profesioneve të tjera, kanë një bashkësi të njëjtë tiparesh në mënyrë se si ata mendojnë dhe si sillen. Kështu që nëse ju aspironi të jeni Jeff Bezos ose Bill Gates i rradhës në biznes, ju mund të krahasoni tiparet e tyre me tuajat dhe të fokusoheni në përvetësimin e atyre që nuk i zotëroni, njësoj sikur të fokusoheni në idenë tuaj të rradhes për të ndryshuar botën.

  1. Kuptoni më parë se çfarë dëshironi vërtet të arrini më së shumti në jetën tuaj.

Shikojmë biznesmenë, të cilët punojnë shumë për të fituar para, kur në fakt ajo çfarë ata duan me të vërtetë është një balancë pune që u lejon atyre të shijojnë familjen dhe të ndihmojnë të tjerët. Sipërmarrësit këshillohet të gjejnë pasionin e tyre personal, në vend që të arrijnë pikëpamjet e dikujt tjetër.

2. Ndalo së ëndërruari për pasionin tënd dhe vepro.

Shumë sipërmarrës aspirantë që njohim janë shumë të shpejtë përsa i përket gjetjes së ideve të reja, por nuk janë aq të shpejtë në anën e ekzekutimit të tyre. Të jesh i suksesshëm në biznes, duhet një fokus shumë i madh tek rezultati, njësoj si dhe mendimi. Zbatimi i biznesit kërkon vendosmëri dhe kurrë të mos dorëzohesh.

Lexo: Kurrë nuk keni qenë në gjendje të mbani një ditar më parë? Ky është formati i duhur për ju

3. Përpiquni gjithmonë të mësoni gjëra të reja dhe t’i bëni mirë.

Më i miri prej jush e shikon veten si një nxënës gjatë gjithë jetës dhe i aftë të përshtatet me ndryshmet, pavarësisht moshës apo nivelit të eksperiencës. Gjithmonë kërko për mënyra që të përmirësohesh dhe rritesh, në vend që të ngadalësosh dhe të lësh biznesin të drejtohet vetë. Me fjalë të tjera, ji i uritur për dije dhe i përulur.

4. Përballu dhe mposhte frikën tënde drejt së panjohurës.

Biznesmenët e mesëm i lënë frikërat e tyre t’i mposhtin ata dhe asnjëherë nuk ndërmarrin hapin tjetër të madh. Ne të gjithë kemi frikë nga e panjohura, por ana juaj më ë mirë do të përballojë sfidat që ju keni përpara dhe i largoni një nga një me një plan, duke marrë ndihmë dhe mësuar nga çdo sukses dhe dështim.

5.Ndërtoni marrëdhënie që të plotësoni aftësitë tuaja.

Të gjithë ne kemi aftësi dhe dobësi, kështu që mos u gënjeni nga egoja juaj. Të fillosh dhe të menaxhosh një biznes nuk është një operacion i vetëm, kështu që çelësi i suksesit janë marrëdhëniet e mira. Shfrytëzoni këto marrëdhënie duke dëgjuar dhe deleguar në mënyrën më të mirë. Pikasni në pikat e forta të të tjerëve që të mbushni boshllëqet.

Marrëdhënia mes Bill Gates dhe Warren Buffett është shembulli kryesor. Ndërsa ata kanë qenë gjithmonë në biznese të ndryshme, të dy ata përsëri i japin njëri-tjetrit kredite për suksesin e tyre. Ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe kanë mësuar nga njëri-tjetri.

6.Rriteni veten duke rritur njerëzit rreth jush.

Njerëzit më të mirë në biznes janë po ashtu mentorët dhe trajnerët më të mirë. Nuk kanë frikë t’i japin dikujt drejtim ose t’i frymëzojnë për të ecur më tutje në gjëra më të mira dhë më të mëdha. Duke ndihmuar të tjerët, ju bëheni më i fortë në sytë tuaj dhe të të tjerëve. Ata mund të kthehen përsëri një ditë dhe t’i keni përkrah.

Zoti Richard Branson, themelues i Virgin Atlantic dhe Grupit Virgin, tani kontrollon më shumë se 400 kompani në fusha të ndryshme. Ai e atribuon suksesin e tij në fokus të rritjes së njerëzve më të mirë dhe dhënien e mundësive për të drejtuar kompaninë e tij.

Lexo: 5 rregulla suksesi nga Richard Branson

7. Përpiquni të ndërtoni një trashëgimi si dhe një biznes.

Lënia e një trashëgimie më të madhe sesa biznesi juaj kërkoni që të fokusoheni në të gjithë pamoramën. Njerëzit më të aftë të biznesit jo vetëm që ndërtojnë një biznes të suksesshëm. Ata ndryshojnë botën duke u kujdesur për mjedisin apo duke ndihmuar më të varfërit.

Sipas shumë njerëzve që e njohin atë, Elon Musk gjithmonë ka vendosur një qëllim më të lartë se të bërit para. Fokusi i tij në SpaceX, Tesla, Solar City dhe inciativa të tjera, të gjitha kanë një komponent të madh të “formësimit të së ardhmes” si dhe përmbushjen e objektivave të biznesit.

Këto tipare të performuesve më të mirë në biznes, si në profesione të tjera, janë objektivi i suksesit që duhet të imitoni, edhe më shumë sesa gjetja e një inovacioni unik ose një mundësie të madhe të pashfrytëzuar në treg.

Mbi të gjitha, është e rëndësishmë të lëvizësh shpejt nga e thëna në të bërë, të mësosh nga gabimet e tua, dhe të njohësh kur është koha që nota rreth teje ndryshon.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0