Nga i pastrehë në milioner, çfarë e bën Brian Tracy-n një legjendë - Business Magazine Albania

Nga i pastrehë në milioner, çfarë e bën Brian Tracy-n një legjendë

Brian Tracy nuk ka lindur me mundësi të jashtëzakonshme. Fëmijërëia e tij ishte e mbushur me vështirësi financiare, punë të rënda dhe mospasiguri. Por pikërisht kjo pikënisje e vështirë do të kthehej në themelin e filozofisë që ai do të përhapte: suksesi nuk është i rezervuar për të lindurit me fat, por i mundësuar për ata që zgjedhin të mos dorëzohen.Pasi e braktisi shkollën, Tracy u detyrua të punonte punë krahu për të mbijetuar. Ai udhëtoi me autostop, jetoi me pak dhe mësoi shumë. Mësoi nga librat, nga dështimet dhe nga vetmia. Ai vendosi që jeta e tij nuk do të ishte thjesht pasqyrim i rrethanave, por produkt i zgjedhjeve të tij. Ajo që nisi si përpjekje e thjeshtë për të dalë nga varfëria, u kthye në mision jetësor: të ndihmojë të tjerët të bëhen versioni më i mirë i vetes së tyre.

Nga i pastrehë në sukses global

Tracy filloi të ngjitej në hierarkinë e biznesit dhe trajnimit profesional dalëngadalë. Ai nuk ishte vetëm menaxher, por mendjemprehtë. Duke u bazuar në parime të vetë-disiplinës, përqendrimit, qëllimeve të qarta dhe mësimit të vazhdueshëm, ai krijoi sistemin e tij të trajnimit personal dhe profesional.

Sot, Brian Tracy ka dhënë mbi 5000 leksione dhe ka ndikuar drejtëpërdrëjti mbi 5 milionë njerëz në më shumë se 70 vende. Ai është autor i mbi 80 librave, shumica prej të cilëve janë bestsellera, si “Eat That Frog!”, “No Excuses!”, “Goals!”, “The Psychology of Achievement” dhe “Maximum Achievement”. Puna e tij nuk synon vetëm rritjen personale, por edhe zhvillimin profesional dhe menaxhimin efektiv të kohës.

Lexo edhe: Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave: Si Endrit Çela po ndryshon mënyrën si mendojmë për paranë!

Fuqia e qëllimit: Libri që ndryshon jetë

Një nga shtyllat themelore të filozofisë së Tracy-t është vendosja e qëllimeve. Sipas tij, njeriu pa qëllime është si një anije pa orientim. Ai thekson se nëse e di çfarë dëshiron, dhe e ndan atë në hapa konkretë, mund të arrish çdo gjë. Kjo nuk është thjesht motivim, por metodë. Ai nuk të nxit vetëm të ëndërrosh, por të hartosh plane dhe të mbash veten përgjegjës.

Vetëdisiplina, arma sekrete e suksesit

Tracy nuk beson në magji. Ai beson në vetëdisiplinën. Të ngrihesh herët, të punosh me qëllim, të thuash “jo” kënaqësive të menjëhershme – këto janë ato që ndajnë fitimtarët nga humbësit. Në librin e tij “No Excuses!” ai shkruan: “Disiplina është ura midis qëllimeve dhe arritjeve.” Nëse ka një mesazh që ai përsërit vazhdimisht, është se njerëzit nuk dështojnë sepse nuk dinë, por sepse nuk zbatojnë.

Për ata që duan të nisin nga e para

Ajo që e bën Tracy-n një model të vërtetë nuk është vetëm suksesi i tij personal, por fakti që ai gjithmonë kthehet te rrënjët. Ai nuk e harron prej nga ka ardhur. Ai u flet atyre që janë në fillimet e tyre, që kanë humbur rrugën, që nuk e dinë si të fillojnë. Ai është dëshmi se ndryshimi nuk ndodh në një ditë, por ndodh çdo ditë, me hapa të vegjël dhe vullnet të palëkundur.

 

Sot, mes qindra trainerëve, autorëve dhe folësve motivues, zërri i Brian Tracy-t vazhdon të dallohet. Ai nuk është vetëm një frymëzues; ai është një mësues i heshtur që të jep mjetet si ta përmirësosh jetën tende, jo thjesht fjalët. Dhe kjo e bën trashëgiminë e tij të paçmuar.

Ai i mëson njerëzit si të mendojnë në mënyrë të pavarur, si të fitojnë kontroll mbi jetën dhe si të bëhen liderë në jetën e tyre. Në një epokë ku zhurmat janë të shumta dhe thellësia është e rrallë, Brian Tracy ofron pikërisht atë që mungon: qartësi, qetësi dhe qëndrueshmërí.

Brian Tracy nuk është thjesht një autor apo një folës publik. Ai është simboli i asaj që mund të arrijë njeriu kur vendos që nuk do të jetë viktimë e rrethanave. Ai është një fener që ndriçon rrugën për ata që duan të jetojnë jetën me qëllim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0