7 shërbime që shëndetësia nuk duhet t'i lërë pas dore sipas OBSH - Business Magazine Albania

7 shërbime që shëndetësia nuk duhet t’i lërë pas dore sipas OBSH


Gjatë kësaj pandemie sistemi shëndetësor në të gjithë botën është vënë në vështirësi. Organizata Botëre e Shëndetësisë vëren ndërkohë se mbrojtja më e mirë kundër çdo shpërthimi është një sistem i fortë shëndetësor.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “COVID-19 po zbulon se sa të brishtë janë shumë nga sistemet dhe shërbimet shëndetësore në botë, duke detyruar vendet të bëjnë zgjedhje të vështira se si t’i plotësojnë më së miri nevojat e njerëzve të tyre”.

Së fundi OBSH ka përditësuar udhëzimet e planifikimit operacional në balancimin e kërkesave për t’iu përgjigjur direkt COVID-19, duke theksuar gjithashtu mundësinë e ruajtjes së ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore. Kjo formë sipas OBSH-së zbut rrezikun e kolapsit të sistemit.

Sipas OBSH, vendet duhet të identifikojnë shërbimet thelbësore që do të përcaktohen me përparësi në përpjekjet e tyre për të ruajtur vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve dhe të bëjnë ndryshime strategjike për të siguruar që burimet gjithnjë e më të kufizuara të ofrojnë përfitimin maksimal për popullatën.

Lexo: Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave

Shërbimet themelore që duhen pasur parasysh sipas OBSH-së janë:

1-vaksinimi rutinë;

2-Shërbime të shëndetit riprodhues përfshirë kujdesin gjatë shtatzënësisë dhe lindjes së fëmijëve;

3-Kujdesi për foshnjat e reja dhe të moshuarit;

4-Menaxhimi i kushteve të shëndetit mendor, si dhe sëmundjeve jo të transmetueshme dhe sëmundjeve infektive si HIV, malaria dhe TB;

5-Terapitë kritike në spital;

6-Menaxhimi i kushteve shëndetësore emergjente;

7-shërbime ndihmëse si imazhet themelore diagnostike, shërbimet laboratorike dhe shërbimet e bankës së gjakut, ndër të tjera.

Udhëzimet e OBSH-së theksojnë rëndësinë e azhurnimit të informacionit dhe komunikimin e vazhdueshëm me publikun.

Por ndërsa udhëzimet publikohen më mënyrë të vazhdueshme, edhe vende me një system të fortë shëndetësor si Italia, u është dashur të shtyjnë me disa muaj ndërhyrjet kirurgjikale, apo terapitë. Por, pandemia si në çdo rast tjetër, pritet të jetë një sprovë e madhe për sistemin shëndetësor të vendeve në zhvillim, dhe në veccanti në Afrikë.

OBSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0