7 pyetjet inovative që duhet t’ia bëni skuadrës tuaj

7 pyetje inovative që duhet t’ia bëni skuadrës tuaj


Një nga punët tuaja kryesore si drejtues, është të sillni risi dhe të frymëzoni anëtarët e ekipit tuaj. Koha e duhur për të vepruar është në momentin kur ju shikoni dhe kuptoni që stafi juaj po “vuan” nga monotonia. Sjellja e risive dhe frymëzimi i këtyre njerëzve, të cilët japin kontributin e tyre në kompani, mund të sjellë të mira dhe mund të tjetërsojë biznesin tuaj.

Për t’ju dhënë një pasqyrë se si udhëheqësit e tjerë inkurajojnë dhe gjejnë zgjidhje, u pyetën shtatë sipërmarrës të suksesshëm, të cilët kanë treguar pyetjet që u bëjnë punonjësve të tyre për t’i vënë ata në lëvizje.

Lexo: 2 pyetjet më të zakonshme të financimit që bëjnë sipërmarrësit

Pse po e bëjmë këtë?
Në çdo bisedë që na bën të zhytemi në mendime është e rëndësishme të hulumtoni pse-në që fshihet pas saj.  Nëse ekipi juaj nuk e kupton qëllimin e bisedës ata nuk kanë arsye të bëjnë përpjekje për të. Për këtë qëllim, Kelley Weaver, CEO i Melrose PR, rekomandon që ekipi juaj të shpjegojë pse ato që po bëjnë janë të rëndësishme. “Kjo pyetje mund të ndihmojë në përqëdrimin e bisedës tek idetë që adresojnë drejtpërdrejt problemin dhe mund të çojnë në zgjidhje më kreative,” thotë Weaver.

Çfarë do të bënit nëse do të ishit shefi?
Punonjësit në nivele më të ulëta mund të kufizojnë në mënyrë të ndërgjegjshme idetë e tyre sepse ata e dinë që fjala e tyre nuk ka ndikim. Kjo është arsyeja pse Baruch Labunski, CEO i Rank Secure, thotë se udhëheqësit duhet t’i inkurajojnë punonjësit të mendojnë  veten si një shef dhe t’i lejojnë t’i bëjnë vetes pyetjen se “Çfarë do të ndryshonit për biznesin?” ose “Si do ta zgjidhnit këtë problem?” “Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të zhbllokuar idetë dhe për t’i bërë njerëzit të ndajnë gjëra, të cilat ata mund të kishin menduar, por nuk mund t’i thonin”, thotë Labunski. “Sigurohuni që mjedisi të jetë i sigurt për njerëzit që punojnë për ju. Përdorni një ‘kuti idesh’ në mënyrë që njerëzit të mund t’i ndajnë idetë në mënyrë anonime nëse preferojnë”.

Nëse do të kishim kohë dhe para të pakufizuara, si do ta rregullonim këtë?
Rachel Beider, Drejtori i Përgjithshëm i PRESS Modern Massage, thotë se ekipi i saj mbërthehet ndonjëherë nga diçka për shkak të besimit ose kufizimeve financiare. “Nëse do të kishim 100 njerëz që punonin për këtë dhe një milion dollarë, si do ta rregullonim këtë?”

Çfarë do të ndodhte nëse do të bënim të kundërtën?
Ndonjëherë, është e domosdoshme që një problem ta shikoni nga të dyja anët e medaljes. Jared Weitz, Drejtori i Përgjithshëm i United Capital Source Inc, rekomandon që udhëheqësit të pyesin ekipin e tyre se çfarë do të ndodhte nëse do të merrnin qasjen e kundërt me atë të cilën ata pretendojnë. “Kur shfaqet një seancë idesh, të gjithë zakonisht mendojnë në një mënyrë shumë të efektshme”, thotë Weitz.

Çfarë do ta vriste këtë kompani?
Sipas David Henzel, CEO i LTVPlus, “Kill the Company” është një ushtrim ku punonjësit imagjinojnë veten si konkurrencën më të madhe të kompanisë. Ekipi është i ftuar të eksplorojë në kompani dhe të përpiqet të imagjinojë mënyra se si konkurrenca mund ta heqë atë. “Ky ushtrim është një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur fushat në të cilin ekipi juaj mendon se mund të përmirësohet dhe në të njëjtën kohë, të zbuloni ide që mund të nxisin risi dhe t’i sjellin kompanisë tuaj më shumë sukses”, thotë Henzel.

Si mund ta forcojmë krijimtarinë në këtë projekt?
“Kreativiteti është thelbësor për suksesin”, thotë Stephanie Wells, themeluesi i Formave të Mprehta. Drejtuesit duhet ta bëjnë këtë një përparësi kryesore në çdo seancë të stuhisë së mendimit. “Pyetni ekipin tuaj se si ata mendojnë që një projekt mund të fitojë kreativitet ose ta çojë atë në një shkallë më të lartë,” thotë Wells. “Ju mund të befasoheni nga disa nga përgjigje që merrni”.

Lexo: Po jepni një intervistë për punë? Ja si t’u përgjigjeni me sukses pyetjeve

Për çfarë keni nevojë nga unë?
Bler Thomas, bashkëthemelues i eMerchantBroker, thotë se një nga pyetjet më të mira që mund të kërkoni nga ekipi juaj për t’i ndihmuar ata të gjenerojnë ide dhe zgjidhje, është se çfarë kanë nevojë nga ju. Drejtuesi është aty për të zgjidhur problemin ose për të arritur një qëllim? “Bërja e kësaj pyetje do të frymëzojë ekipin tuaj dhe do të sjellë risi”, shpjegon Thomas. “Jepu atyre mundësinë të shpjegojnë se si trajnimet do i ndihmojnë ata të përfundojnë projekte dhe të arrijnë qëllime”.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0