3 pyetjet më të zakonshme të financimit që bëjnë sipërmarrësit

2 pyetjet më të zakonshme të financimit që bëjnë sipërmarrësit


Një nga përgjegjësitë më të mëdha është puna me pronarët e bizneseve dhe sipërmarrësit, për t’i ndihmuar ata të mendojnë opsionet më të mira për financimin e rritjes së biznesit të tyre. Më poshtë do të gjeni tre pyetje të zakonshme që çdo sipërmarrës duhet t’ia bëjë vetes lidhur me financimin e biznesit të tij.

A kam nevojë për një linjë kredie për biznesin tim?
Çdo biznes ka nevojë për një rrjet sigurie, por jo të gjitha bizneset mund t’a përballojnë këtë. Nëse keni një nga ato kompani, provoni të merrni një linjë kreditore nga një bankë si një metodë sigurimi për biznesin tuaj. Edhe nëse nuk keni plane të menjëhershme për të përdorur linjën e kreditit, është e domosdoshme për ditët me shi ose nëse biznesi juaj merret me sezonalitetin. Askush nuk ka dëshirë të jetë në një pozicion, ku të jetë i shtrënguar nga kreditë e shtrenjta. Linjat e kredisë më së miri duhet të përdoren vetëm për të mbuluar shpenzimet afatshkurtra, të cilat ju mund t’i paguani brenda një kohe të arsyeshme.

Lexo: 3 Mënyra për të marrë financimin që ju nevojitet për fillimin e biznesit tuaj

Marrja e një huaje nëpërmjet një banke do kohë. A mund t’a bëj online më shpejt?
Duke siguruar një hua në internet, ju do të keni gjithmonë pengesa në biznesin tuaj. Kjo ndikon në aftësinë tuaj për të rifinancuar dhe krijon presion të konsiderueshëm të rrjedhës së parasë, sepse shlyerja juaj mujore do të jetë e lartë për shkak të normave të interesit “të tepruara”. Shumë huadhënës online janë më pak të qëndrueshëm se bankat tradicionale, ndaj ekziston mundësia, e goditjeve të biznesit. Mos harroni se huadhënësit në internet nuk janë gjithmonë subjekt i autoriteteve të njëjta rregullatore si bankat. Gjithashtu, kushtet e kredisë do të jenë më pak të favorshme, madje do të merrni pak ose aspak këshillim nga huadhënësi. Me shumë gjasa do të keni nevojë për kredi të mirë personale dhe biznesi, për të mos përmendur këtu që do të nevojiten disa vite përvojë në biznes, për të miratuar hua.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0