7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket - Business Magazine Albania

7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket

7 muaj në pandemi, motivimi po vyshket

Nëse jeni në punë, jeni përballur me demotivimin. Nuk ndiheni të motivuar, frymëzimi thjesht është zhdukur, pra emocioni që përcjell puna thjesht nuk është ai që ishte më parë. Kjo gjë ndodh, pa pasur parasysh se çfarë pune bëni. Është një periudhë, ku nëse duhet të kthehemi përsëri aty ku e kemi lënë, do jetë e vështirë për të gjithë. Gjeni kuptim në punën që bëni, ndryshoni rutinën, mësoni diçka të re. Pandemia solli një përmbysje të çdo aspekti të jetës moderne. Bashkë me panademinë erdhën dhe pasojat, të cilat kanë lënë shenjë në historinë njerëzore.

Shumë njerëz kanë humbur jetën, punën po ashtu. Po shohim sesi një “dimër” i zi po na konsumon. Mes gjithë kësaj, pritet që të punojmë? Dhe nëse jemi me fat që të kemi akoma punë? A zbatohen akoma ato hile të vjetra kur pësojmë goditje të tilla? Si mund të qëndrojmë të motivuar tani, shtatë muaj në një pandemi pa fund dhe pa horizont? Ose, thënë ndryshe: Si mund të pajtohemi me pamundësinë e ruajtjes së motivimit dhe produktivitetit të plotë, ndërsa vendosemi në atë që do të jetë normalja jonë deri në një të ardhme të paparashikueshme?

Mos pretendoni se këto janë kohë normale. Sigurisht që ndiheni më pak të motivuar si në punë dhe në jetë. Gjithçka ka ndryshuar. Veprimet tona me idenë sikur po adaptohemi dhe po i kthehemi rutinës normale, vetëm sa po i përkeqësojnë gjërat. Përçarja kulturore me të cilën po përballemi është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë. Pranimi se është në rregull të mos ndihemi të motivuar, si një vit më parë, mund te jetë një ndihmë për t’u përshtatur me këtë mënyrë të re jetese.

Lexo:“Praktika është çelësi i të qënurit një udhëheqës i shkëlqyer”

“Lejojini vetes pak hir”, thotë Danielle Hairston, asistent profesore në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit Howard dhe drejtore e programit “Ndryshoni dhe modifikoni pritjet tuaja”.

Ajo shton, “ky vend po kalon një pikëllim kolektiv”. Perceptimi që ne nuk po bëjmë sa duhet, sipas saj,  mund të jetë i dëmshëm për psikikën tonë dhe mund të jetë një demotivator në vetvete. Një hap i rëndësishëm për të kaluar ditën është të pranoni se është normale dhe krejtësisht mirë të mos jesh produktiv ose i motivuar.

Në të vërtet, stresi i shtuar i ndjenjës sikur nuk mund të vazhdoni ta zgjidhni problemin ju bën akoma më pak të motivuar dhe të frymëzuar, tha Arianna Huffington, themeluesja dhe drejtuesja e Thrive Global, që synon të ndihmojë njerëzit të merren me stresin. “Është paradoksi i produktivitetit: Për dy dekadat e fundit, jemi përqëndruar vetëm në produktivitet, si i optimizojmë rrjedhat e punës, si kemi mjete teknike që na bëjnë më produktivë, si mund të marrim më shumë nga çdo minutë”, tha ajo.

Sipas saj, ajo që po shohim (dhe ka disa hulumtime për këtë), është se stresi dhe ankthi vrasin produktivitetin. Kështu që, mund të keni fluksin më të optimizuar të punës dhe mjetet teknike, por nëse jeni të stresuar nuk do të jeni aq produktiv”.

Lexo:Pse transparenca është shenja dalluese e një udhëheqësi të shkëlqyeshëm

Gjeni rrjetin – dhe mbështetuni në të. Përtej vetëpranimit dhe hirit, ka faktorë të tjerë, të brendshëm dhe të jashtëm, që ndikojnë në qëndrueshmërinë tonë në kohë të vështira. Studimet kanë treguar se ndërsa personaliteti dhe përvoja e jetës mund të kenë ndikim në aftësinë tuaj për t’u marrë me stresin, të paturit e një rrjeti mbështetës të miqve dhe familjes mund t’i ndihmojë njerëzit të kalojnë periudha të traumës dhe të përmirësojnë aftësinë për t’iu përgjigjur stresit. Mbështetja në ato rrjete mund të na ndihmojë të përpunojmë botën përreth nesh dhe të na japë mekanizma përballimi për t’u marrë me stresin e vazhdueshëm dhe të ambientit që disa njerëz po ndiejnë.

“Mundet thjeshtë të dalësh jashtë dhe të ecësh e të shohësh njerëz të tjerë me maskë si ty. Si, ‘Oh, unë jam gjallë, ka njerëz të tjerë përreth. Dalja jashtë dhe shikimi i njerëzve që ecin përreth, thjesht ndryshimi i ambientit tuaj  ju kujton se jo gjithçka është dënim dhe errësirë”, tha Hairston.

Bëni paqe me monotoninë dhe gjeni gëzim. Kthehuni përsëri në ditët e para të pandemisë në mars dhe prill. Për shumë njerëz ishte: kaos i vazhdueshëm, pasiguri, nivel i lartë stresi dhe ankthi. Gjithçka po ndodhte gjatë gjithë kohës dhe askush nuk kishte përgjigje ose zgjidhje për ndonjë prej tyre. Por, ndërsa jemi në më shumë se gjysmë viti në këtë situatë, një lloj tjetër stresi ka depërtuar, tha Liz Fosslien, bashkëautore e “No Hard Feelings: The Power Secret of Embracing Emotion at Work”. “Gjithçka është zhvendosur. Ne kemi kaluar në skajin tjetër ekstrem të lavjerrësit. Nuk ka asnjë shkëndijë në jetë”, tha ajo. “Ndihet sikur ngjyrat janë thithur nga gjithçka”.

Ajo vazhdon, “Është ky vend i çuditshëm ku po bëjmë të njëjtën gjë çdo ditë ndërsa bota përreth nesh lëviz gjithnjë e më shpejt dhe më shpejt. Kjo është rraskapitëse”. “Ndihem sikur gjithcka është e pasigurt dhe kjo është vërtet dëshpëruese”, tha ajo. Zonja Fosslien i bëri jehonë këshillës së Dr. Hairston për t’i dhënë vetes hir dhe për të pranuar që ndonjëherë thjesht do të ndiheni të pamotivuar dhe tha se duke bërë përpjekje për të prishur monotoninë mund t’ju ndihmojë të keni një shkëndijë të vogël frymëzimi.

Për shembull: Të gjithë kemi provuar diçka kur bëhet fjalë për punën. Për disa, kjo do të thotë të punosh nga shtëpia për herë të parë. Për të tjerët do të thotë të vazhdosh të punosh, por në një mjedis të rrezikshëm dhe të pasigurt dhe për të tjerët akoma mund të thotë të mos punosh fare.

Lexo:Si të merrni vendime të zgjuara gjatë një periudhe kaosi?

“Elementët thelbësore të motivimit nuk kanë ndryshuar, por duhet të pranojmë se jemi nën stres dhe se ka gjëra më të vogla që mund të bësh për të kaluar ditët, kur gjërat e mëdha nuk po rezonojnë”, tha ajo.

Një gjë nuk mund ta bëjmë: Të jetojmë aq pa vetëdije sa kemi jetuar para pandemisë”, tha Huffington. “Njerëzit që ende mendojnë se mund të jetojnë jetën e tyre kështu, e kanë më të vështirë”.

Edhe më të kualifikuarit midis nesh – si, të themi, një profesor i psikiatrisë apo psikiatrët mes nesh- po luftojnë tani. “Është padyshim sfiduese të ruash motivimin dhe frymëzimin”, tha Dr. Hairston. “Pretendimi se jeni në rregull,  gjithçka është në rregull dhe që mund ta kaloni këtë është hapi i parë çlirimtar”.

Ajo shton: “Mos harroni se kush jeni jashtë këtij stresi dhe kësaj fatkeqësie”.

NYTIMES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0