Vendimet e gabuara dhe gabimet janë pjesë e pandarë dhe e pashmangshme e drejtimit të një biznesi. Megjithatë, mund të vendosen masa mbrojtëse për të minimizuar ndikimin e tyre, dhe një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë është përdorimi i modeleve mendore.
Modelet mendore janë mjete konjitive që na ndihmojnë në kuptimin e botës, analizimin e situatave dhe marrjen e vendimeve të informuara. Këto modele mund të burojnë nga fusha të ndryshme, si fizika, inxhinieria, psikologjia, filozofia dhe ekonomia. Në kontekstin e biznesit, ato mund të jenë veçanërisht të dobishme, duke pasur parasysh se vendimet e marra në këtë fushë shpesh kanë pasoja të rëndësishme. Aplikimi i këtyre modeleve mund të ndihmojë në thjeshtimin e operacioneve të biznesit dhe automatizimin e proceseve të punës, duke rritur kështu efikasitetin dhe zvogëluar rrezikun e gabimeve.
Për ata që drejtojnë një biznes ose marrin vendime të rëndësishme, përdorimi i modeleve mendore është një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar që vendimet të jenë sa më të mirëmenduara dhe të informuara. Në thelb, modelet mendore ofrojnë një mënyrë të strukturuar për të parë botën dhe për të kuptuar se si funksionojnë gjërat, duke ndihmuar në parashikimin e rezultateve dhe në marrjen e vendimeve më të mira.
Më poshtë gjeni 7 modele mendore për të eksperimentuar në biznesin tuaj
- Thelbi parimor
Ky model mendor konsiston në thjeshtimin e ideve komplekse duke i shpërbërë ato në pjesët më themelore. Filozofi Aristoteli e përkufizoi thelbin parimor si “baza e parë nga e cila njihet diçka”. Një shembull praktik i kësaj është Elon Musk, i cili përdori këtë qasje për të kuptuar se kostoja reale e ndërtimit të një rakete ishte shumë më e ulët se çmimi i zakonshëm. Duke analizuar një problem në këtë mënyrë, mund të arrini në përfundime unike dhe efektive për biznesin tuaj.
- Të menduarit për pasojat e mëtejshme
Ky model përfshin parashikimin e efekteve afatgjata të një vendimi, jo vetëm atyre të menjëhershme. Kjo qasje kërkon të pyesni veten “Dhe pastaj çfarë?” pas çdo vendimi që merrni. Për shembull, ndërsa është e lehtë të parashikoni se ngrënia e tepërt e sheqerit mund të çojë në probleme shëndetësore, është më e vështirë të parashikoni pasojat e një investimi të madh në një projekt marketingu të ri. Duke menduar për pasojat e rangut të dytë, mund të merrni vendime më të mira që sjellin rezultate të qëndrueshme.
- Të menduarit në perspektiv të kundërt (inversion)
Ky model mendor, i përmendur shpesh nga Charlie Munger(biznesmen dhe filantrop amerikan), përfshin kthimin e situatës së zakonshme përmbys dhe analizimin e problemit nga një këndvështrim i kundërt. Në vend që të përqendroheni në arritjen e suksesit, pyesni veten se çfarë mund të shkaktojë dështim. Për shembull, nëse qëllimi juaj është të rrisni biznesin tuaj me 10% këtë vit, mund të pyesni: “Çfarë do ta pengonte biznesin tim të rritet me 10% këtë vit?” Më pas, përpiquni të shmangni këto veprime dhe të bëni të kundërtën e tyre.
- Përforcimi i paragjykimeve
Përforcimi i paragjykimeve është prirja jonë për të kërkuar, favorizuar dhe i dhënë më shumë rëndësi informacionit që përputhet me besimet tona. Nëse në mënyrë të pavetëdijshme jeni të prirur të merrni një vendim të caktuar në biznes, është shumë më e lehtë të gjeni prova që ju bindin të veproni në atë mënyrë. Për të shmangur këtë, është e rëndësishme të pyesni veten: “Pse mund të jem gabim?” ose “Pse dua që kjo të jetë e vërtetë?” Gjithashtu, mund të jetë e dobishme të kërkoni një opinion të dytë nga dikush që nuk ka interes personal në vendimin tuaj.
- Marzhi i sigurisë
Një ide biznesi mund të dështojë, një investim mund të humbasë vlerë, ose mund të shpenzoni vite të jetës tuaj për diçka që nuk funksionon. Prandaj, është e rëndësishme të keni një marzh sigurie. Ky koncept inxhinierik përshkruan aftësinë e një sistemi për të përballuar ngarkesa më të mëdha se ato që priten. Në biznes, kjo do të thotë të jeni të përgatitur për skenarët më të këqij dhe të keni një plan rezervë nëse gjërat shkojnë keq.
Lexo edhe: 5 ndryshimet kryesore të mendësisë për të filluar një biznes pas një pushimi nga puna
- Shfrytëzimi i burimeve
Shrytëzimi i burimeve është një nga modelet mendore më të fuqishme. Ai konsiston në përdorimin e burimeve që keni për të arritur rezultate më të mëdha me përpjekje minimale. Ky koncept u bë i njohur për shumë njerëz përmes “tweetstorm”-it të Naval Ravikant mbi lumturinë dhe pasurinë. Në biznes, shfrytëzimi maksimal i burimeve mund të përfshijë përdorimin e teknologjisë, rrjetit të kontakteve ose kapitalit për të rritur ndikimin dhe rezultatet e veprimeve tuaja.
Leverage është një term që vjen nga përdorimi i levës, një mjet i thjeshtë që përdoret për të rritur forcën që aplikohet mbi një objekt. Një levë është si një shufër që mbështetet në një pikë të caktuar, dhe duke përdorur këtë mjet, mund të aplikoni një forcë të vogël për të arritur një forcë më të madhe.
Në biznes, leverage nënkupton përdorimin e një përpjekjeje të vogël për të arritur rezultate të mëdha. Është si të përdorni një levë për të rritur ndikimin tuaj me më pak burime. Për shembull, në vend që të investoni shumë kohë dhe para për të rritur një biznes, mund të përdorni strategji të mençura ose të merrni ndihmë nga të tjerë për të maksimizuar rezultatet me përpjekje të kufizuara. Përdorimi i leverage në biznes ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe në arritjen e qëllimeve më shpejt, duke përdorur sa më mirë resurset që keni.
- Harta nuk është territori
Të kesh një listë të modeleve mendore nuk është e dobishme nëse nuk i aplikon ato.
Është e vështirë të mbash mend çdo model të veçantë dhe mënyrën se si funksionon ai. Një qasje më e dobishme është të krijoni shprehje dhe fraza që janë të lehta për t’u mbajtur mend. Këto fraza mund të shërbejnë si ndihmë për të kujtuar modelet dhe për t’i aplikuar ato në situata të ndryshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.