Do të biesh në sy në çdo intervistë apo takim? Bëj këto pyetje! - Business Magazine Albania

Do të biesh në sy në çdo intervistë apo takim? Bëj këto pyetje!

Do të biesh në sy në çdo intervistë apo takim? Bëj këto pyetje!

Shpesh gjatë fëmijërisë na mësohet se të bësh pyetje të drejtpërdrejta është shenjë kurioziteti të tepruar. Por në të vërtetë, në moshë madhore, pikërisht këto pyetje janë çelësi për të ndërtuar marrëdhënie më të thella, për të mësuar më shumë dhe për të lënë përshtypjen e dikujt mendjehapur dhe me ide të qarta.

Në librin “Wild Courage: Go After What You Want and Get It”, autorja, ish-ekzekutive e Google, thekson fuqinë e kuriozitetit si një aftësi që mund të kultivohet për të nxitur rritjen profesionale dhe personale. Ndërsa fëmijët nën moshën pesë vjeç bëjnë deri në 180 pyetje në ditë, të rriturit shpesh e shtypin këtë instinkt. Dhe kjo është një mundësi e humbur.

Në vijim, janë 7 pyetje të cilat autorja i konsideron si “të fuqishme” dhe që mund të shërbejnë për të ndërtuar lidhje më të forta, për të mësuar nga të tjerët dhe për të shkëlqyer në çdo situatë pune apo sociale:

  1. “Cila është një gjë që do të doje ta dije kur ishe në vendin tim?”
    Një pyetje që mund t’ia bëni drejtuesit tuaj për të përfituar nga përvoja e tij/saj dhe për të treguar përulësi dhe dëshirë për të mësuar.

  2. “Çfarë ndryshimesh parashikoni në industrinë tonë dhe si mund të përgatitem për to?”
    Pyetje ideale për dikë në një pozicion me ndikim, që tregon vizion dhe gatishmëri për t’u përshtatur me të ardhmen.

  3. “Si ia dole të ngrihesh pas një dështimi?”
    Një mënyrë për të mësuar nga dështimet e të tjerëve dhe për të normalizuar sfidat në rrugën drejt suksesit.

  4. “Cilat cilësi kanë performuesit më të mirë në këtë rol?”
    Një pyetje e zgjuar për intervistat e punës, që tregon ambicie dhe angazhim për të qenë ndër më të mirët.

  5. “Cili ka qenë momenti më emocionues për ty këtë javë?”
    Një thyerës akulli që ndihmon për të kaluar nga bisedat sipërfaqësore tek ato kuptimplota.

  6. “Çfarë mendojnë zakonisht gabimisht njerëzit për ty?”
    Një pyetje që krijon hapësirë për ndjeshmëri dhe lidhje më të sinqertë me të tjerët.

  7. “Cili ka qenë komplimenti më i bukur që ke marrë ndonjëherë?”
    Pyetje pozitive që rrit energjinë e mirë në çdo ambient social apo profesional.

Lexo edhe:Kina prezanton një dron në madhësinë e një mushkonje për operacione të fshehta ushtarake

Fuqia e kuriozitetit në rritjen e karrierës

Të bësh pyetje të zgjuara dhe të papritura është një mënyrë e thjeshtë për të rënë në sy, për të ndërtuar lidhje dhe për të reflektuar vlera si mendjehapje, empati dhe lidership. Studimet tregojnë se njerëzit ndihen mirë kur flasin për veten, dhe kjo i bën ata më të hapur ndaj atyre që i dëgjojnë. Në vend që të mbani një qëndrim të rezervuar në takimet apo intervistat e punës, provoni të përdorni këto pyetje për të shfrytëzuar mundësi të reja dhe për të lënë gjurmë pozitive në kujtesën e të tjerëve.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0