Disiplina është e mbivlerësuar. Ja çfarë po zgjedhin njerëzit në vend të saj - Business Magazine Albania

Disiplina është e mbivlerësuar. Ja çfarë po zgjedhin njerëzit në vend të saj

Disiplina është e mbivlerësuar. Ja çfarë po zgjedhin njerëzit në vend të saj

Tradicionalisht, arritja e objektivave personale si ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik apo kujdesi për veten lidhet me disiplinën, pra ndjekjen e rregullave dhe vetëkontrollit. Shumë figura publike promovojnë këtë qasje si rrugën e vetme drejt suksesit dhe krijimit të zakoneve të mira.

Por kohët e fundit, po fitojnë terren alternativa më të buta dhe më personale si përkushtimi dhe ritualet. Ndryshe nga disiplina, përkushtimi buron nga dëshira e brendshme dhe dashuria për një aktivitet. Nuk është një detyrim i imponuar nga jashtë, por një zgjedhje e qëndrueshme që lidhet me vlerat personale dhe mënyrën e jetesës që dëshiron të ndjekësh. Studiuesit e dallojnë disiplinën nga zakonet dhe ritualet. Zakoni është një veprim automatik që përsëritet në të njëjtat rrethana, ndërsa disiplina është një përpjekje e vetëdijshme për të ndjekur rregulla. Por këto janë të qëndrueshme vetëm për pak kohë nëse nuk e pëlqen diçka, është e vështirë ta kthesh në zakon vetëm me disiplinë.

Lexo edhe:Ndryshojnë rregullat për kreditë, ja sa do të financojë tani banka për një banesë

Nga ana tjetër, ritualet janë të ngarkuara me kuptim dhe emocion. Ato nuk bëhen thjesht nga zakoni, por sepse kanë rëndësi për personin që i kryen. Qoftë një rutinë mëngjesi, kujdesi personal apo gatimi, kur bëhet me përkushtim, veprimi nuk është më një detyrë, por një akt kujdesi ndaj vetes. Zgjedhja mes disiplinës dhe përkushtimit varet nga vetë individi dhe nga situata. Në punë mund të aplikosh disiplinën, ndërsa për qëllime personale,  si zhvillimi shpirtëror, mirëqenia apo kujdesi për veten,  përkushtimi është më i qëndrueshëm. Në thelb, as disiplina dhe as përkushtimi nuk janë zakone në vetvete, por ato ndihmojnë në krijimin e zakoneve të qëndrueshme. Përkushtimi, veçanërisht kur buron nga motivime të brendshme dhe jo presione të jashtme, mund të krijojë ndryshime të qëndrueshme dhe një mënyrë jetese më të balancuar.

Në vend që të ndjekim objektiva afatshkurtër si humbja e peshës për një dasmë apo stërvitja për “pushimet e verës”, është më e dobishme të ndërtojmë një marrëdhënie të përhershme me veten dhe zakonet tona. Përkushtimi ndaj një mënyre jetese që reflekton vlerat tona është më i fuqishëm se çdo regjim i rreptë disipline.

 

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0