7 mënyra si të mposhtim frikën ndaj dështimit - Business Magazine Albania

7 mënyra si të mposhtim frikën ndaj dështimit


Ned Stark ka thënë: “Një njeri mund të jetë trim vetëm kur ai ka frikë.”

Ja se si ju mund të filloni të kapërceni frikën e dështimit:

1. Jepini formë dështimit. Çfarë është dështimi? I vetmi dështim i vërtetë është ai nga i cili nuk mësoni asgjë. Facebook ka dështuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht me iniciativat e mëdha si Beacon dhe Poke. Ata kanë sukses sepse ata dështojnë. Motoja Facebook është “dështoni shpejt, dështoni përpara.” Facebook e di se dështimi më i madh nuk do të zhvillohet, nuk do i kalojë kufijtë dhe nuk do e gjejë mënyrën për t’i dëmtuar.

Nëse Facebook nuk është duke u zhvilluar, duke u ndërtuar apo duke ndërmarrë rreziqe, atëherë do të vdiste ngadalë. Nëse Facebook mbështetet në atë që ka punuar para pesë vjetësh, atëherë do të ishte Yahoo !, Twitter, apo MySpace në vend që të ishte një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në botë me një shumë të ardhurash prej 365 miliardë dollarësh në treg. Në shitje, ekziston një aforizëm: “Çdo ‘JO’ është një hap më afër një ‘PO-je’.” Dështimi shpesh nuk është ajo që ju mendoni se është. Kështu që përqafoni jo-në dhe përpiquni të bëni më të mirën, sepse jo-të do të vijnë po kështu edhe po-të dhe ju do të bëni përpara: gradualisht dhe pashmangshmërisht.

2. Kuptoni frikën tuaj. Çfarë saktësisht keni frikë? Jo të gjithë iu frikësohemi gjërave të reja, marrjeve të rreziqeve, ndryshimit, rritjes për të njëjtat arsye. Frika e dështimit është për shkak se ne imagjinojmë më të keqen, ose për shkak se ne përpiqemi për përsosmëri, ose për shkak se ne kemi mjaft frikë refuzimin. Cila është më e keqja që mund të ndodhë? Nëse do të dalim dhe të fillojmë një biznes, ne e mendojmë se mund të humbasim gjithçka, nëse dështojmë. E pastaj? Nuk do t’i keni më miqtë dhe personat tuaj të dashur? Nuk do të keni familjen tuaj? Nuk do të keni të njëjtën energji që ju detyroi të fillonit një biznes?

Nëse jeni tipi i personit me dëshirën për të filluar vet përpjekjen tuaj, atëherë ju jeni tipi i personit që shumë, shumë punëdhënës janë të dëshpëruar për të punësuar. Pasi fillova biznesin tim, humba çdo gjë në krizën financiare të vitit 2008. I përfunduar me 250.000 $ borxhe dhe i papunë në kërkim të një pune në një industri ku kisha zero eksperiencë në tregun e punës që nga Depresioni i Madh. Dhe e dini se çfarë? Unë jo vetëm që gjeta një punë, por u punësova si kreu i shitjeve në një firmë të madhe. Kur ju vendosni për të ecur përpara, ju gjithashtu merrni vendimin për t’i kaluar pengesat pa i marrë parasysh ato dhe kur e vendosni këtë, gjëra të mrekullueshme ndodhin.

3. Sundojeni frikën me vetbesim. Vetbesimi vjen kur merr një vendim, kur bën një angazhim dhe e ndani këtë deklarim. Bota iu përgjigjet dhe i mbështet ata që veprojnë dhe udhëheqin me vetbesim. Askush nuk komploton për dështimin tuaj. Kur ju ndërmerrni veprim me besim dhe siguri, bota do të komplotojë për t’iu mbështetur. Gjërat e duhura do të ndodhin, rrethanat dhe mundësitë e duhura do të paraqesin veten.

Një mik, i cili emigroi në SH.B.A. shpjegoi dallimin në qëndrimin ndaj sipërmarrjes midis SH.B.A. dhe nga vendi që vinte ai. Në vendin e tij, kur dikush do të ndajë një ide për një biznes me të tjerët, përgjigjja do të ishte se ajo është e pamundur , ose është e paarritshme. Në SH.B.A., njerëzit reagojnë duke mbështetur idenë, duke pranuar guximin e individit dhe duke ofruar ndihmë.

4. Veproni. Një tjetër shkak i frikës së dështimit është përqëndrimi te poshtërsia e sfidës. Shikoni në një foto të ngjitjes në Malin Everest. Është madhështore dhe nuk duket se mund të ngjitesh. Shtoni faktin që ka stuhi, temperaturat minus 50 gradë dhe është krejtësisht i shkretë. Megjithatë, qindra alpinistë janë ngjitur. Këta alpinistë nuk janë vetëm profesionistët por njerëz të zakonshëm me një ëndërr dhe një qëllim. Dhe të gjithë fillojnë të ngjiten në të njëjtën mënyrë, me një hap të vetëm drejt majës. Tingëllon si një klishe, por veprimi bëhet zakon. Me hapa të vegjël realizohet çdo gjë dhe ju bëheni të pandalshëm.

5. Injorojeni frikën. Në oqean, sërfistët vozisin në valë sa madhësia e ndërtesave pesë-katëshe, me forcë të tmerrshme dhe katastrofike. Është e pamundur që çdo njeri mos t’iu frikëohet këtyre valëve. Për t’iu kundërvënë asaj që mund të jetë një frikë paralizuese, shumë nga sërfistët shmangin valët e mëdha, kur valët përplasen sepse në qoftë se nuk e bëjnë këtë ata mund të dëmtohen dhe kurrë nuk do të vozisin më. Ju do të keni shumë frikë në jetë, por duhet të mposhtni frikën dhe të injoroni çdo gjë që ju mban të nënshtruar.

6. Sfidojeni veten. Merrni përsipër sfida në fushat e jetës, ku ju kërkoni të rriteni. Ndonjëherë pyes veten pse noti, çiklizmi, maratona janë kaq popullore? Njerëzit duan të shtyjnë kufijtë e tyre dhe të shohim se çfarë ata janë të aftë të bëjnë. Kur ju të keni sukses në një fushë, ju filloni të shihni se ku mund të aplikoni të njëjtat aftësi dhe vendosmëri për të përmbushur qëllimet në fusha të tjera. Kur e kuptoni që mund të vraponi në një maratonë me përgatitjen, mendimin dhe trajnimin e duhur, e kuptoni se ju mund të bëni të njëjtën gjë në fusha të tjera në qoftë se e vendosni si qëllim. Mos kini frikë dështimin. Frikësohuni kur jeni në të njëjtin vend në vitin e ardhshëm, si jeni sot.

7. Demaskoni guximin. Njerëzit e suksesshëm duken të patrembur dhe të jashtëzakonshëm; por kjo është vetëm se si ata janë perceptuar dhe bëhet një mit që ne e përjetësojmë. Njerëzit e suksesshëm nisin shumë të zakonshëm dhe përmes një kombinimi të praktikës, punës së madhe, përpjekjes dhe veprimit e arrijnë suksesin. Miti i guximit, mund të veprojë si një pengesë për shumë njerëz, duke shkaktuar tek ata ndjenjën e pasigurisë dhe të besojnë që për të qenë i suksesshëm duhet të jesh trim dhe i jashtëzakonshëm. Të jesh trim nuk jeton pa frikë; jeton me frikën, përballesh me të dhe merr masa kundër saj. Është sfiduese të vendosni veten në vendet ku hasni frikë dhe t’a përballoni atë frikë. Frika është një pjesë shumë normale dhe e pashmangshme e qenies njerëzore, aq shumë sa është një nga gjërat që na karakterizon. Kjo është një pjesë e të gjithëve ne. Askush nuk është me të vërtetë trim; ata kanë mësuar të përqafojnë frikën.

Në “Game of Thrones”, kur Robb Stark pyeti babain e tij: “Si mund të jetë një njeri i guximshëm, kur ai ka frikë?” Ned përgjigjet: “Një njeri mund të jetë trim vetëm kur ai ka frikë.”

 

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0