7 mënyra për t’u bërë një person më tërheqës - Business Magazine Albania

7 mënyra për t’u bërë një person më tërheqës


Nuk keni pse të jeni një miliarder, një CEO apo një astronaut për të tërhequr vëmendjen e njerëzve – ju duhet të jeni ju.

Ka të bëjë me faktin që duhet të nxirrni në pah atë që ju bën ndryshe nga personi ngjitur me ju.

Në Quora, qindra njerëz i janë përgjigjur pyetjes, “Si të bëhesh një person më tërheqës?” me njohuri të bazuara në përvojën e tyre. Ne analizuam përmes përgjigjeve të tyre dhe theksuam këshillat më praktike.

  1. Zhvilloni aftësi të reja

Sigurohuni që njerëzit e tjerë t’iu gjejnë të gatshëm që t’i ndihmoni në çdo situatë. Ja pse sugjerohet të mësoni sa më shumë aftësi të dobishme që të mudeni, që nga web dizajni deri te qepja.

Në këtë mënyrë do të jeni gjithmonë një person praktik, nëse një mik ka nevojë që të krijojë një faqe internet për biznesin e tij apo krijimi i një batanijeje për mbesën e tij të vogël.

  1. Jini kuriozë

Një mënyrë për t’u siguruar që nuk jeni interesantë është duke e mbyllur veten nga opinionet dhe këndvështrimet e ndryshme. Në vend të kësaj, duhet të kërkoni në mënyrë aktive ide të reja dhe përvoja që do iu ndryshojnë mënyrën sesi mendoni dhe ndjeheni.

  1. Bëni pyetje të mira

Në një festë, ju nuk keni nevojë të thoni shumë për veten në mënyrë që njerëzit të besojnë se jeni njeri interesant. Në vend të kësaj, angazhojini ata në një bisedë të thellë në lidhje me stilin e tyre të jetesës.

Bëni pyetje të menduara mirë rreth interesave dhe prioriteteve të tyre. Më pas dëgjojini me kujdes përgjigjet e tyre, në mënyrë që në fund të mbrëmjes ata t’iu mbajnë mend si një njeriun më interesant që kanë njohur ndonjëherë.

Gjithashtu nuk ka kuptim të hiqeni sikur dini diçka kur në të vërtetë nuk e dini. Qëllimi është mbledhja e informacionit, jo për të bërë përshtypje subjektet tuaja.

  1. Thojeni atë që mendoni

Kat Li thotë se njerëzit që nuk mbajnë ligjerata ose nuk pajtohen me ndonjë gjë mund të jenë të mërzitshëm.

“Ndiheni sikur në të vërtetë nuk keni bërë kurrë një bisedë me ta,” shkruan ajo. “Ju duhet të përpiqeni të thoni atë që në të vërtetë mendoni, edhe në qoftë se njerëzit e tjerë nuk do ta pëlqejnë atë.”

  1. Ndiqni interesat tuaja

Në vend që të mësoni në lidhje me tema që nuk kanë ndonjë vlerë për ju vetëm që të hiqeni si të zgjuar, eksploroni fusha, të cilat i gjeni me të vërtetë stimuluese. Në këtë mënyrë, ju do të tingëlloni të vërtetë dhe të angazhuar kur ua përshkruani ato njerëzve të tjerë.

  1. Lexoni shumë

Nëse keni kohë dhe para për të udhëtuar në botë, udhëtoni. Por edhe në qoftë se nuk e bëni, ju ende mund të mësoni për kulturat e ndryshme dhe periudhat historike duke lexuar çdo gjë që mund të merrni në duart tuaja.

Libra, blogje, revista – ekspozojeni veten në sa më shumë ide dhe histori të reja të jetë e mundur.

Bazuar në një shqyrtim të dekadës së fundit të kërkimeve mbi efektet psikologjike të leximit fiction, Keith Oatley tha për Washington Post: “Njerëzit që lexojnë më shumë fiction ishin më të mirë në ndjeshmëri dhe e kuptonin më shumë tjetrin.”

Lexoni shumë – leximi hap shumë botë të reja për ne.

  1. Kaloni kohë me njerëz interesantë

Singh shton se ata me të cilën shoqëroheni ndikojnë në personalitetin tuaj. “Nëse je në shoqërinë e njerëzve të mërzitshëm, njerëzve të pakënaqur apo njerëzve seriozë, ju me shumë gjasa do bëheni si ata shumë shpejt,” thotë ai. “E njëjta gjë është e vërtetë kur ju shoqëroheni me njerëz interesantë.”

Konsideroni të bashkoheni me persona, të cilët janë të motivuar të ndjekin interesat dhe pasionet e tyre.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0