7 aftësitë që duhet të zhvilloni për të pasur sukses - Business Magazine Albania

7 aftësitë që duhet të zhvilloni për të pasur sukses


Rutina dhe zakonet tuaja ndihmojnë në krijimin e jetës tuaj, por sigurisht që ka dhe faktorë të tjerë në lojë.

Sot, dua t’ju tregoj se si zakonet mund të funksionojnë së bashku me aftësitë e tjera për t’iu dhënë suksesin dhe lumturinë që meritoni në jetën tuaj.

Lexoni: Si ndikojnë zakonet në suksesin tuaj?

  1. Kreativiteti – ju mundëson të gjeni zgjidhje unike për problemet dhe t’i shikoni gjërat në mënyra të ndryshme
  2. Të mësuarit – ju mundëson të avanconi dhe të përparoni në jetë. (Nëse dini sekretet e të mësuarit në mënyrë efektive.)
  3. Memorja – një aftësi jetike, sepse pa kujtesë nuk keni asgjë për të bërë dhe asgjë për të fituar nga të gjithë të mësuarit ose eksperiencat që keni fituar gjatë jetës suaj.
  4. Fokusi – nëse jeni duke u ngjitur në shkallët e karrierës, ose duke mësuar si të jeni prind i përgjegjshëm – fokusi është rrjedha që ju lejon të plotësoni detyrat tuaja të përditshme, si dhe t’ju mbajë në rrugën e duhur drejt qëllimeve tuaja finale.
  5. Motivimi – ju ndihmon për të ecur përpara dhe ju jep energji dhe fokus për të arritur detyrat dhe objektivat tuaja. Pa motivim, zakonisht ndihemi të pakënaqur me punën dhe jetën tonë.
  6. Zakonet – përgatitja për punë në mëngjes, ecja me qenin tuaj në mbrëmje, ose krijimi i kohës gjatë fundjavave për familjen dhe miqtë – kjo ndodh si rezultat i zakoneve që keni ndërtuar me kalimin e kohës.
  7. Koha – pa menaxhimin e duhur të kohës, do të luftoni që të arrini qëllimet tuaja kryesore. Ju do të jeni vazhdimisht të zënë, por kjo nuk përkthehet në produktivitet.

Siç mund ta shihni, këto 7 cilësi janë shumë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe me suskesin. Dhe, për rrjedhojë, duke studiuar vetëm një prej tyre, ju rrezikoni të humbni përfitimet e fuqishme që vijnë nga sinteza e të gjithë atyre. Është sikur të hani vetëm minerale … duke harruar të konsumoni gjërat e domosdoshme dietetike si proteina, vitamina, etj.

Lexoni: Fëmijët më të suksesshëm marrin këto 8 dhurata nga prindërit e tyre

Mos më keqkuptoni. Nuk është gjë e keqe të mësoni se si të zhvilloni në mënyrë specifike motivimin ose fokusin tuaj. Por, ju duhet të fokusoheni gjithmonë tek pamja më e madhe. Duke përmirësuar të gjitha këto aftësi, ju do të avanconi shumë më të shpejt në jetën tuaj dhe përparimi do të jetë më i qëndrueshëm gjithashtu.

/Lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0