68 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4358.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 3 persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë. Viktimat janë një 57-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Tirana dhe një 62-vjeçar nga Fieri.
Të infektuarit e rinj janë 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër dhe Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.
Lexoni: SHBA nis fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave
Në spital janë të shtruar 124 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 20 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 7 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 66 qytetarë, duke e çuar në 2 463 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4385 të infektuar,
– 120 viktima,
– 2463 të shëruar,
– 1775 të infektuar aktivë.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto