SHBA nis fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave

SHBA nis fushatë ndërgjegjësuese për mbajtjen e maskave

SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese, ‘Mask up America’, ku aktorë të famshëm i bëjnë apel qytetarëve të mbajnë maska, që është një nga mënyrat më të thjeshta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një prej mesazheve, aktori i njohur Morgan Freeman, me zërin e thellë dhe qetësues, i thotë qytetarëve:

“Kur ti mban maskë, ke fituar respektin tim. Sepse maska jote nuk të mbron ty, por më mbron mua. Ndërsa unë e mbaj maskën për të të mbrojtur ty.”

Lexoni: FBI po heton sulmin kibernetik ndaj Twitter

Më shumë se gjysma e shteteve të Amerikës kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, teksa numrat e të infektuarve po rriten gjithnjë e më tepër. Vetëm në 24 orët e fundit, në SHBA u zbuluan 77 300 të infektuar të rinj, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0