6 mënyra për të mbajtur punonjësit të angazhuar gjatë sezonit të festave - Business Magazine Albania

6 mënyra për të mbajtur punonjësit të angazhuar gjatë sezonit të festave


Në vendin e punës mund të jetë e vështirë të balanconi një atmosferë festive, duke mbajtur në të njëjtën kohë të punësuarit të fokusuar dhe produktivë.

Ndërsa periudha midis Thanksgiving dhe Vitit të Ri është e mbushur me pushime dhe një kohë e kaluar me të dashurit, në vendin e punës mund të jetë e vështirë të balancosh një atmosferë festive duke mbajtur në të njëjtën kohë të punësuarit të fokusuar dhe produktivë. Në fakt, një studim i kohëve të fundit zbuloi se produktiviteti i punonjësve bie më shumë se 50% gjatë pushimeve. Fundi i vitit është gjithashtu një kohë kur punonjësit reflektojnë mbi punën e tyre profesionale, presin mirënjohje për punën e tyre dhe përgatiten për vitin në vazhdim.

Lexoni: 3 mënyra se si të veproni kur punonjësit tuaj janë të pakënaqur

Ndërsa këshillat më poshtë janë specifike për mbajtjen e punonjësve të angazhuar gjatë sezonit të festave, ato mund dhe duhet të përdoren dhe praktikohen gjatë gjithë vitit.

  • Krijoni komunikim të hapur për performancën e kompanisë

Kur punonjësit ndihen të përfshirë në suksesin e një kompanie, ata kanë më shumë gjasa të ndihen të vlefshëm dhe që kanë në kontroll të ardhmen e tyre profesionale dhe investojnë më shumë në të ardhmen e kompanisë. Klima dhe sistemi i komunikimit brenda një organizate është një faktor vendimtar që ndikon në angazhimin e punonjësve. Transparenca dhe zbulimi në lidhje me performancën e vitit të një kompanie do të vlerësohen nga punonjësit dhe do të paguajnë dividentë jo vetëm gjatë festave, por gjatë gjithë vitit.

  • Tregoni entuziazëm për vitin e ardhshëm duke inkurajuar punonjësit tuaj

Një vit i ri vendos bazat për një fillim të ri, të mbushur me mundësi dhe emocion. Kur punëdhënësit tregojnë entuziazëm për atë që do të vijë, është ngjitëse dhe mund të nxisë motivimin dhe angazhimin e punonjësve të tij.

  • Përcaktoni qartë qëllimet për vitin në vazhdim

Ndërsa festimet, aktet e vullnetit të mirë dhe kompensimi janë të rëndësishme, komunikoni me punonjësit se pritshmëritë për performancën e tyre mbeten të larta. Një mënyrë për t’u siguruar që pritshmëritë janë identifikuar qartë është që të ketë biseda konstruktive me ta që përqendrohen në fushat e përmirësimit dhe mënyrat taktike për të arritur qëllimet. Për shembull, në Google, punonjësit përcaktojnë qëllimet për veten dhe përshkruajnë një sërë rezultatesh të matshme. CEO i Google, Sundar Pichai bën të njëjtën gjë për të gjithë kompaninë. Vendosja e objektivave realiste dhe sigurimi i ndjekjes në kohë janë kritike.

Lexoni: Një ish-punonjës i Tesla na tregon formulën e thjeshtë të suksesit

  • Promovoni përparësitë dhe përfitimet që rrisin mirëqenien mendore dhe fizike

Qëllimet e Vitit të Ri. Shumica prej nesh i vendosin ato, disa i vënë në zbatim dhe disa nuk i realizojnë. Sido që të jetë, inkurajoni punonjësit tuaj duke treguar mbështetje për qëllimet e tyre si brenda dhe jashtë vendit të punës. Sipas Studimit ngga MetLife, të punësuarit duan dhe presin përfitime që i ndihmojnë ata financiarisht, por edhe ato që plotësojnë nevojat më të menjëhershme, si anëtarsimi në palestër, ushqimet e shëndetshme në zyrë, pushimet e atësisë ose vendosja e ditëve vullnetare.

  • Njihni punën e jashtëzakonshme të punonjësve tuaj

Bonuset nuk janë domosdoshmërisht mënyra e vetme për të shprehur mirënjohjen ndaj punonjësve tuaj. Gjithashtu një fjalë e mirë për punën e tyre është një mënyrë e efektshme për punonjësit tuaj, qoftë duke biseduar me secilin më vete ose në një mjedis publik para kolegëve. Mirënjohja ndaj punonjësve të bazuar në vlera kontribuon në një kulturë më të fortë dhe në një vend pune më të angazhuar. Duke u siguruar punonjësve të jashtëzakonshëm mundësi për të udhëhequr projekte dhe detyra që janë me interes për ta, jo vetëm që tregon vlerësim, por edhe besim maksimal në aftësitë e tyre.

  • Inkurajoni punonjësit që të marrin pushimet që kanë fituar

Punonjësit ndihen më besnikë ndaj punëdhënësve të tyre kur puna e tyre njihet dhe shpërblehet, jo vetëm me kompensim, por edhe me kohë – një nga monedhat më të çmuara të të gjithave kohërave. Fillimi i një viti të ri është koha më e mirë për të përforcuar këtë respekt dhe partneritet të ndërsjellë.

Lexoni: 10 shprehje nga liderë biznesi për të frymëzuar punonjësit tuaj

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0