6 këshilla efektive për udhëtim: Kurseni kohë dhe para - Business Magazine Albania

6 këshilla efektive për udhëtim: Kurseni kohë dhe para

Kursimet më të vogla shpesh mund të bëjnë ndryshimin më të madh, veçanërisht kur jeni vazhdimisht në lëvizje. Udhëtimi është një nga shpenzimet më të mëdha që mund të bëjmë. Mes fluturimeve, akomodimit, ushqimit dhe një lidhjeje të fortë interneti, aeroporti është një nga vendet ku gjithçka fillon të shtohet vërtet. 

Për të shmangur që kjo të ndodhë dhe për të vendosur paratë në xhepin tuaj, këtu janë disa këshilla të shpejta për kursimin e parave, ndërsa niseni për në destinacionin tuaj të ardhshëm.

1- Përdor një shishe uji që mund të rimbushet përsëri

Uji i ambalazhuar në aeroport mund të kushtojë mbi 4 dollarë, në varësi të madhësisë dhe markës tuaj të zgjedhur. Për të kursyer në kosto, mund të përdorni një shishe uji të cilën mund t’a rimbushni. Shumica e aeroporteve kryesore kanë shpërndarës uji të filtruar për t’ju ndihmuar të jeni të hidratuar. Edhe pse kursimi i disa dollarëve nuk tingëllon si shumë, është një shpenzim i panevojshëm që mund ta shmangni thjesht duke paketuar shishen tuaj të ujit. Plus, ju lejon të jeni të ndërgjegjshëm për mjedisin në të njëjtën kohë.

2- Paketoni vetë ushqimet tuaja

Ashtu si në rastin e shishes me ujë, sillni ushqimet tuaja. Kostoja për një qese të vogël me patate të skuqura, ose fruta të thata mund të jetë disa dollarë më e shtrenjtë në aeroport, sesa ta blesh atë nga dyqani ushqimor përpara se të nisesh. Gjithashtu, duke qenë se blerja e ushqimeve është shpesh një impuls, përpiquni të hani para se të dilni nga shtëpia, ose të paketoni një sanduiç apo sallatë për në aeroplan. Kjo do t’ju kursejë koston dhe kaosin e përpjekjes për të gjetur diçka të shëndetshme dhe me kosto efektive për të ngrënë gjatë udhëtimit.

3- Rezervoni një “early flight”

“Early flights” shpesh kushtojnë më pak se ato që nisen më vonë gjatë ditës. Në fakt, disa linja ajrore kohët e fundit kanë promovuar fluturime të hershme më pak të kushtueshme për destinacione të njohura.  Megjithëse është mirë të bësh ato orë shtesë gjumi, mund të shmangësh gjithashtu turmat më të mëdha dhe të kesh më shumë mundësi qëndrimi nëse zgjedh të shkosh me fluturimin e parë jashtë. Nëse keni fleksibilitet të orarit të zgjedhjes kur fluturoni, krahasoni çmimet e fluturimeve dhe shikoni nëse një i mëparshëm mund t’ju kursejë para.

4-Regjistrohu për shpërblime udhëtimi

Regjistrimi për një kartë krediti udhëtimi nuk është mënyra e vetme për të kursyer para. Bëhuni një anëtar besnik në linjat ajrore dhe hotelet tuaja të preferuara. Ata do t’ju shpërblejnë me kursime dhe pikë ekskluzive si dhe do të shtojnë përfitime si kupona për ushqime, pije etj.

5- Monitoroni çmimet e fluturimeve

Monitoroni çmimet e fluturimeve me Google Flights, ose site të tjera gjurmuese. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni çmimin më të mirë për llojin e fluturimit që dëshironi. Mund të jetë më e lirë të rezervoni fluturime me një drejtim në linja ajrore të ndryshme. Megjithëse, ndonjëherë mund të kurseni ndjeshëm nëse zgjidhni një rrugë alternative. Me linjat ajrore që kanë më shumë opsione anulimi dhe ndryshimi të fluturimit, konfirmoni se çfarë fleksibiliteti është në dispozicion për ju. Kur ka një anulim falas, ose kredit të linjës ajrore gjithmonë mund të kaloni kur të gjeni një marrëveshje më të mirë. Duke luajtur me opsione të ndryshme do t’ju kursejë para dhe do t’ju sjellë fluturimin më të dëshiruar për itinerarin tuaj.

6- Bëhuni një paketues ekspert

Shmangni tarifat e bagazheve dhe mundësinë e humbjes së bagazheve duke mësuar se si të paketoni në mënyrë efikase. Planifikoni disa pjesë kyçe që mund të funksionojnë për të bërë më shumë se një veshje. Kufizimi i sasisë zvogëlon shqetësimin e etiketimit të çantës, ose pritjes në karusel për t’i marrë ato. Çdo minutë ka rëndësi dhe lënia e bagazheve tuaja të panevojshme mund t’ju ndihmojë të kurseni kohë, para dhe dhimbje koke. 

entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0