6 gjërat, që liderat e mëdhenj nuk mund t'i injorojnë - Business Magazine Albania

6 gjërat, që liderat e mëdhenj nuk mund t’i injorojnë


“Kam shpenzuar shumë kohë duke shkruar dhe folur për aspekte të ndryshme të cilësive të lidershipit në çdo mjedis, që mund të çojë një skuadër me një performancë të lartë në sukses. Por në fund të ditës, udhëheqësit ose i marrin gjërat të mirëqena, ose nuk i bëjnë fare. Ata zhvillojnë një ekip fitues ose një ekip, që i bie shkurt.”

Unë kam pasur sukses dhe kam dështuar shumë herë si udhëheqës. Në ushtri. Si një sipërmarrës. Si bashkëshort dhe baba. Kur unë reflektoj mbi atë që ka funksionuar dhe çfarë nuk ka funksionuar, unë mendoj për 6 parimet që kanë çuar në rezultate pozitive. Ndonjëherë jo sukses monumental, por të paktën jo dështim absolut.

Nëse ju jeni duke udhëhequr një ekip në ushtri, botën e korporatave, si një sipërmarrës, ose në vetë familjen tuaj, udhëheqësit e mëdhenj, pra ju duhet të …

Jini të apasionuar. Besoni në mision me gjithë zemrën tuaj. Nëse ju nuk e bëni, ekipi do e kuptojë atë. Frymëzoni të tjerët të mendojnë lart, të prishin gjendjen ekzistuese dhe të marrin iniciativën. Kjo është diçka me të cilën unë kam luftuar gjithmonë. Çfarë do të thotë të frymëzosh të tjerët? Si e dimë ne nëse kemi realizuar këtë qëllim si udhëheqës? Kjo vjen për shkak të dy gjërave: pasioni dhe të udhëheqësh me shembull.

Kuptoni limitet tuaja. Asnjë lider nuk mund të bëjë gjithçka ose të zgjidhë çdo problem. Si udhëheqës, ne duhet të përqëndrohemi në forcat tona dhe të transferojmë dobësitë tona në anëtarët e tjerë të besuar të ekipit. Të gjitha ekipet me performancë të lartë janë të përbërë nga anëtarë ekipi me grupe të ndryshme aftësie dhe prejardhje. Ata ndajnë përgjegjësinë për të fituar.

Përqafoni atë që nuk e dini. Ju nuk do të jeni ekspert në të gjitha gjërat. Ju kurrë nuk do të keni të gjitha përgjigjet. Zhvilloni një kulturë të të nxënit që përfshin ndryshimin dhe shkëmbimin e informacionit.

Gjeni qëllimin prapa çdo gjëje që bëni. Pa qëllim ju nuk mund të frymëzoni një ekip për t’u kapur pas misionit dhe vizionit. Pse ekziston ekipi? Cili është qëllimi i modelit tuaj të udhëheqjes? Kur ekipi e kupton “pse”, ata me shumë gjasa do të ndihen të lidhur dhe do të marrin iniciativën.

Të dini se realizimi nuk mund të ndodhë pa ekip. Pa ekip nuk mund të ketë lidership të vërtetë. Udhëheqësit e mëdhenj marrin një pjesë të madhe të fajit kur gjërat shkojnë keq dhe shumë pak nga fitorja kur ekipi fiton. Ata i ofrojnë ekipit informacionin dhe burimet e duhura, heqin pengesat dhe e dinë kur të largohen nga rruga.

Pranoni se rruga për fitimin mund të jetë e ndryshme nga ajo që keni menduar fillimisht. Ndryshimi është i pashmangshëm. Skuadrat fituese e kuptojnë këtë dhe udhëheqësit e tyre i përshtaten adaptimit. Planifikimi është kryesori, por planet ndryshojnë. Udhëheqësit e mëdhenj investojnë kohë dhe burime në përgatitjen e ekipit të tyre dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme për të ndërtuar një kulturë të fituar.

 

/Shkruar nga Brent Gleeson për Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0