Në këtë artikull ju sjellim disa nga gjërat që ndikojnë keq gjatë punës sonë dhe disa mënyra se si mund t’i përmirësojmë ato.
Lexoni: 3 zakone në punë që ju bëjnë më pak produktivë
- Ju përdorni laptopin tuaj pa e vendosur diku
Janë shumë të shpeshta rastet kur ju shkruani në një laptop pa e qëndruar diku dhe duhet ta pranoni se kjo sjell probleme me mesin. Kur përdorni një laptop, ju tentoni të krruseni (e quajnë “qëndrim T-Rex”). Kjo e vë theksin në pjesën e poshtme të shpinës tuaj dhe mund të çojë në probleme me kalimin e kohës.
Zgjidhja është lidhja e laptopit me një monitor më të madh apo përdorimi i një vendi ku mund të vendosni laptopin tuaj.
- Kompjuteri juaj është në cep të tavolinës suaj të punës
Dhimbja e mesit është një nga ato probleme të kudogjendur që shumica e profesionistëve përjetojnë në jetën e tyre.
Një shembull i kësaj, sipas Phillips është të vendosni kompjuterin tuaj në cep të tavolinës. Kjo ju detyron të uleni në një kënd 45 gradë, e cila e vendos trupin tuaj në një pozicion të vështirë dhe rrit stresin në shpinë dhe në qafë.
Zgjidhje e thjeshtë – vendosni kompjuterin tuaj direkt para jush. Do t’ju ndihmojë të uleni më natyrshëm.
- Ju uleni – ose qëndroni në këmbë – gjatë gjithë ditës.
Të qëndroni ulur gjithë ditën nuk është një gjë e mirë për ju. Edhe pse as të qëndruarit në këmbë gjatë gjithë ditës nuk ndihmon.
Më e mira? Të dyja. Duke qëndruar ulur i jepni trupit tuaj një shans për t’u çlodhur, ndërsa qëndrimi në këmbë i jep trupit tuaj mundësi të lëvizë. Është shumë e rëndësishme që të përpiqeni të mos qëndroni ulur ose në këmbë gjatë gjithë ditës. Zgjidhja më e mirë është miksimi i tyre.
- Ju qëndroni ulur, por këmbët tuaja nuk arrijnë tokën
Situata ideale e të qëndruarit ulur është që të vendosni këmbët tuaja në tokë, pasi kjo ju bën që të uleni drejt dhe të mos sforconi shpinën tuaj.
Nëse këmbët tuaja janë në ajër, ju humbni dy nga bazat tuaja natyrore dhe kjo plotësohet duke shkaktuar tendosje shtesë në shpinën dhe qafën tuaj.
Kjo është mirë për periudha të shkurtra, por nëse është një situatë e përhershme do ju lindin shumë probleme, prandaj është e rëndësishme që kur të uleni t’i keni këmbët tuaja të vendosura mirë në tokë.
Lexoni: Ekuilibri jetë-punë, ku duhet t’i mbani fëmijët?!
- Ju shikoni në ekran gjithë ditën pa pushim
Numri i njerëzve që nuk shikojnë nga larg ka shënuar rekord gjatë 50 viteve të fundit dhe vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. Pse?
Njerëzit tani shpenzojnë shumë më tepër kohë duke parë ekranet sesa më parë. Kjo është duke shkaktuar tendosje të syve, e cila po shkakton gjithnjë e më shumë probleme duke bërë që njerëzit të kenë nevojë për syze.
Lajme të mira – ju mund të parandaloni tendosjen e syve, edhe nëse keni një punë që kërkon të qëndroni gjatë gjithë kohës përpara ekranit. Phillips rekomandon përdorimin e metodës 20-20-20 – çdo 20 minuta, kapsitni sytë 20 herë dhe shikon diçka të paktën 20 metra larg – për t’u dhënë syve tuaj një pushim.
- Ju e mbani stresin në trupin tuaj
Ne të gjithë ndiejmë stres në punët tona. Shumica prej nesh e mbajmë atë stres në trupin tonë diku – në shpinën tonë, ballin tonë, supet tona, kudo.
Kjo, siç keni menduar ndoshta, është me të vërtetë diçka e keqe për ju. Duke pasur këtë tension gjithë kohës të përqendruar në pjesë të veçanta do të çojë në dhimbje dhe inflamacion në ato zona.
Zgjidhja këtu është reduktimi i stresit që ndjeni dhe të merrni frymë thellë sa herë e ndjeni këtë. Sa më pak stres të ndjeni aq më të shëndetshëm do të jeni.
Për të pasur një karrierë të mirë, duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj. Ndërsa këto janë gjashtë probleme të zakonshme që shkaktojnë dhimbje, mësimi më i madh është të dëgjoni trupin tuaj dhe të siguroheni që ta trajtoni atë mirë.
Lexoni: 10 gjërat që milionerët bëjnë ndryshe nga të tjerët
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.