Ekuilibri jetë-punë, ku duhet t'i mbani fëmijët?!  - Business Magazine Albania

Ekuilibri jetë-punë, ku duhet t’i mbani fëmijët?! 


 

“Prindërimi sekret” e bën më të vështirë për të gjithë që të përballojnë punën dhe familjen. Është koha për t’i nxjerrë fëmijët nga “dollapi”.

Sa herë keni gënjyer në punë për të mbuluar faktin që ju duhet të kujdeseni për fëmijët tuaj? Ndoshta ishte koha kur një thirrje konference ju lutej “të futeni në laptopin tuaj “ndërkohë që fëmija juaj qëndronte në dhomë. Ndoshta ishte koha kur fëmija juaj ishte në shtëpi i sëmurë nga shkolla, por i thatë shefit se ishit ju i sëmurë. Shumë profesionistë që janë prindër i njohin menjëherë këto skenarë. Mund të ngushëlloheni duke ditur që nuk jeni të vetmit.

Ekonomistja Emily Oster foli për një numër të madh të prindërve punonjës kur hulumtoi për Cribsheet, librin e saj të ri rreth prindërimit bazuar në fakte, (libri i saj i mëparshëm, “Expecting Better”, ishte libri im i preferuar për shtatzëninë, nxis zonjat shtatzënë për ta lexuar).

“Një gjë që dëgjova shumë më tepër sesa do të kisha dashur dhe më shumë nga sa prisja ishte se prindërit ndjenin nevojën për të fshehur ose minimizuar dëshminë e fëmijëve të tyre në zyrë”, shkruante ajo kohët e fundit në Atlantik.

Domethënia e përgjithshme është se të gjithë duhet të adaptojnë trillimin e sjellshëm që pas muajve të parë të pushimit, fëmija zhduket në një zbrazëti dhe del për diskutim vetëm gjatë orëve të ndërprerjes së punës. Është koha e duhur që ky “prindërim i fshehtë” të mbarojë, argumenton Oster.

Problemi i “prindërimit sekret”

Oster pohon se ky model i mashtrimit të sjellshëm nuk është vetëm një barrë e panevojshme për prindërit që punojnë. Duke krijuar justifikime konsumohen burime mendore dhe emocionale që mund të shpenzohen më mirë diku tjetër. Kjo na mban larg bisedave realiste që mund të bëjmë se si mund të hartojmë vende pune që u përshtaten të gjithë punonjësve. Nëse të gjithë po shkojnë duke pretenduar të mos shkelin punën dhe familjen për shkak të politikave aktuale të një firme, atëherë nuk do të ketë vullnet për t’i ndryshuar ata për mirë. Kjo nuk është gjë e mirë për prindërit dhe as për punëdhënësit.

“Fleksibiliteti rreth kujdesit të fëmijëve, deri diku i thjeshtë do t’u sigurojë firmave punëtorë të vlefshëm”, këmbëngul Oster.

Ndryshimi më i mirë dhe më i lehtë që shefat mund të bëjnë sot

Ndryshe nga pagesa e lejes prindërore, zgjidhja për këtë problem që i mban prindërit në punë (sidomos femrat, të cilat kujdesen më shumë) është shumë e thjeshtë. Mjafton të flisni më shumë për fëmijët në zyrë. Por, ky ndryshim duhet të fillojë që në krye.

“Unë isha një ndihmës profesore kur kisha fëmijën tim të parë dhe u ktheva në zyrë për takimim tim të parë kur fëmija kishte vetëm dy javë”, kujton Oster, e cila thotë se ishte “e shqetësuar se nëse nuk kthehesha shpejt në zyrë, kolegët do të mendonin se nuk po e merrja seriozisht punën time”.

Punonjësit e rinj, siç ishte Oster në atë kohë, janë në përgjithësi të pasigurt nëse duhet të flasin në punë për lojën e parapëlqyer apo problemin me grykët, ndërkohë që punonjës më të vjetër marrin drejtimin. Ata që janë një shkallë më lartë nuk përjetojnë aq shumë presion për të provuar angazhimin e tyre në punë kështu që është në dorën e tyre për të modeluar një qasje tjetër.

Oster bëri një ndryshim, pasi përparoi në karrierën e saj akademike.

“Kam dy fëmijë dhe tani jam një profesore”, thotë ajo. Jo shumë kohë më parë do t’i kisha shpjeguar kufizimet e mia kohore me detyrime të tjera, ose do të isha e paqartë për to. Por, po përpiqem shumë mos ta bëj këtë tani. “Më vjen keq, nuk mund të bëj takime pas orës 5 për shkak të fëmijëve të mi”, u them njerëzve.

Ajo shton: Unë veçanërisht përpiqem t’u them gjëra të tilla kolegëve më të rinj, të cilët pyesin nëse është në rregull për ata që të kenë këto kufizime.

Shefat me fëmijë pse të mos ndjekin shembullin e Oster? Thjeshtë duke vendosur foto të fëmijëve në zyrën tuaj dhe duke mos i mbajtur ata si sekret kur përpiloni diçka, mund të bëni një ndryshim të lehtë, por që të ketë ndikim në kulturën e kompanisë. Shumë prindër të rinj dhe të ardhshëm që do të jenë në ekipin tuaj do t’ku falenderojnë.

Jessica Stillman, kontributor, INC

Përktheu: Anxhela Haxhillari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0