10 gjërat që milionerët bëjnë ndryshe nga të tjerët » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 25/06/2019

10 gjërat që milionerët bëjnë ndryshe nga të tjerët

Share
nga Anerola Torollari
Qer 25, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Hulumtuesit e ndryshëm që studiojnë qindra milionerë për disa vite kanë zbuluar se shumë priren të praktikojnë zakone të ndryshme ose shfaqin tipare që i ndihmojnë ata të ndërtojnë pasurinë. Shumë milionerë, për shembull, shpërndajnë kohën e tyre ndryshe – shpenzojnë më shumë kohë duke u fokusuar në rritjen personale, planifikimin për investime dhe duke punuar dhe më pak kohë duke fjetur.

Lexoni: 4 zakonet e milionerëve që funksionojnë për të gjithë

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga zakonet që personat milionerë bëjnë ndryshe nga pjesa tjetër.

Ata i mbajnë kostot e tyre të shpenzimit të ulëta

Një shembull kryesor i kursyeshmërisë është se milionerët zakonisht jetojnë në një shtëpi dhe në një lagje që ata lehtësisht mund të përballojnë, sipas Stanley Fallaw.

Shumica e miliarderëve kurrë nuk kanë blerë një shtëpi që kushton më shumë se trefishi i të ardhurave të tyre vjetore.

Ata kursejnë nga të ardhurat e tyre

Të jesh kursimtar dhe të jetosh në një shtëpi të përballueshme u mundëson milionerëve për të kursyer. Ata e pranojnë se të ardhurat nuk janë të mjaftueshme – ata duhet të kursejnë në atë që po bëjnë.

Ata investojnë në pasuri të patundshme

Një nga gjërat që milionerët bëjnë është që investojnë në tregun e pronave të patundshme.

Sipas Dana Bull, një investitore në real-estate, avantazhet financiare të investimit në pasuri të paluajtshme janë të shumta: rrjedhja pozitive e parasë, vlerësimi monetar i pronave dhe avantazhet tatimore.

Ata shpenzojnë më shumë kohë duke studiuar dhe planifikuar për investime

Strategjitë e preferuara të investimeve të milionerëve mund të nxiten nga kërkimet e tyre. Investitorët milionerë investojnë më shumë kohë – një mesatare prej 10.5 orësh në muaj – duke planifikuar për investime, sipas Stanley Fallaë.

“Fleksibiliteti i tyre në çështjet financiare do të thotë se ata janë më tolerantë për të marrë rreziqe të lidhura me investimet”, shkruan Stanley Fallaw. “Parashikimi i ardhshëm dhe njohuritë financiare zakonisht lidhen me marrjen e rrezikut më të madh financiar, kështu që koha që shpenzojnë për menaxhimin dhe studimin e investimeve ndihmon në vendimarrjen e tyre”.

Lexoni: 9 gjëra që njerëzit mirënjohës bëjnë ndryshe

Ata vendosin më shumë energji në rritjen personale

Milionerët gjithashtu shpenzojnë më shumë kohë duke u fokusuar në rritjen personale. Ata shpenzojnë rreth 5 orë në javë duke lexuar për kënaqësi dhe rreth gjashtë orë në javë duke u ushtruar.

“Individët e suksesshëm janë shumë të vetëdijshëm se si shpenzojnë burimet e tyre, duke përfshirë burimet e tyre emocionale dhe konjiktive”, sipas Stanley Fallaw.

Milionerët kanë tendencë të lexojnë tre lloje librash: biografi rreth njerëzve të suksesshëm, zhvillim personal, dhe histori.

Ata flenë më pak dhe punojnë më shumë

Milionerët bëjnë disa sakrifica për të marrë maksimumin e kohës së tyre. Ata flenë gati tetë orë më pak në javë dhe punojnë gjashtë orë më shumë në javë sesa mesatarja, sipas Stanley Fallaw.

Kjo mund të ndodhë, sepse zgjohen të paktën tre orë përpara fillimit të ditës të tyre të punës, një strategji për të vënë punët para.

Ata mendojnë më shumë

Milionerët janë mendimtarë. Të pasurit kanë tendencë të mendojnë në izolim, në mëngjes dhe për të paktën 15 minuta çdo ditë.

“Mendimi është çelësi i suksesit të tyre”, shkruan Fallaw. “Ata kalojnë kohë çdo ditë duke shkruar mendime rreth vetes për gjëra të tjera”.

Lexoni: Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot në krahasim me brezat e mëparshëm?

Ata nuk ndjekin turmën

Sipas Corley, milionerët nuk ndjekin turmën.

“Ne dëshirojmë që të përzihemi, të jemi pjesë e tufës dhe do të bëjmë pothuajse çdo gjë për të shmangur qëndrimin jashtë turmës”, shkruan Corley. Dështimi për të ndarë veten nga tufa, tha ai, është arsyeja pse shumica e njerëzve kurrë nuk arrijnë sukses.

Në vend të kësaj, njerëzit e suksesshëm krijojnë tufën e tyre të re.

Ata kërkojnë për feedback

Milionerët kërkojnë për feedback për të ndihmuar në përmirësimin e tyre.

“Frika nga kritikat është arsyeja pse ne nuk kërkojmë feedback nga të tjerët,” shkroi ai. “Por feedback-u është thelbësor për të mësuar se çfarë po funksionon dhe çfarë nuk po funksionon. Feedback ju ndihmon të kuptoni nëse jeni në rrugën e duhur. Kritikat, të mira ose të këqija, janë një element thelbësor për mësimin dhe rritjen”.

Kjo lejon milionerët të ndryshojnë kursin dhe të eksperimentojnë me një karrierë apo biznes të ri, tha Corley. “Përgjigjet ju japin informacionin që ju nevojitet për të arritur sukses në çdo sipërmarrje.”

Ata i japin përparësi katër marrëdhënieve

Milionerët nuk mund të ndërtojnë pasurinë e tyre pa ndihmën e të tjerëve.

Chris Hogan, autor i “Everyday Millionaires: How Ordinary People Built Extraordinary Wealth — and How You Can Too,” studioi 10.000 milionerë amerikanë për shtatë muaj dhe zbuloi se personat që arrijnë statusin me shtatë shifra kanë në jetë e tyre katër marrëdhënie kyçe me: një trajner, një mentor, një nxitës tifozësh dhe një mik.

Corley theksoi rëndësinë e të pasurit të një mentori në veçanti. “Gjetja e një mentori ju vë në rrugën e shpejtë të akumulimit të pasurisë,” shkroi ai.

Lexoni: 8 GJËRAT QË BËJNË NDRYSHE NJERËZIT SIPËRMARRËS

burimi: BusinessInsider