6 Gjëra që çdo lider i ri duhet t'i dijë
Përditësuar së fundmi: 08/10/2019

6 Gjëra që çdo lider i ri duhet t’i dijë

Share
nga Eridon Elshani
Tet 08, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Nga Bernard Coleman, menaxher në Uber

Që nga koha kur u bëra menaxher gati 15 vjet më parë, kujtoj se kam bërë shumë gabime, disa pa qenë nevoja. Kur marr parasysh ato që di tani, mendoj se do të ishte e dobishme të kisha dikë që mund të më drejtonte në rrugën e duhur.

Lexoni: 4 Mënyra sesi një ndjekës mund të bëhet lider

Këtu janë gjashtë këshilla për të cilat çdo lider i ri ka nevojë:

  1. Besojini instinktit tuaj

Si liderë, ne duhet t’u besojmë instikteve tona. Këtu përfshihet mbledhja e të dhënave dhe të gjitha burimeve të informacionit për të marrë vendime të informuara.

  1. Kërkoni këshilla

Mos jini shumë krenarë për të kërkuar këshilla nga të tjerët. Asnjëherë nuk është keq të kesh më shumë informacion.

Kërkoni udhëzime nga një mentor, një bashkëmoshatar, një koleg. Këshillat janë këshilla, pavarësisht se nga vijnë. Mos harroni, këshillat janë miku juaj kurse injoranca është armiku juaj.

Lexoni: Elon Musk konsiderohet si lideri më frymëzues në teknologji për vitin 2019

  1. Dështimi është mësim

Kur isha më i ri, kisha shumë frikë nga dështimi, saqë qëllimi im kryesor ishte që të mos bëja gabime për një vit. Por, kjo është problematike për tre arsye: (A) nuk është një qëllim i mençur, (B) është një qëllim jo i natyrshëm, nëse jo një qëllim i pamundur dhe (C) të bësh presion të padrejtë mbi veten tuaj nuk është e shëndetshme.

Askush nuk është i përsosur dhe gabimet padyshim që do të ndodhin, pyetja është se si t’i përgjigjeni dështimit. Sot, unë bëj rregullime kur has në një pengesë për të siguruar që të mos ndodhë përsëri dhe ato dështime bëhen mësime për të ardhmen.

Lexoni: Si ta kuptoni nëse dikush është një lider i madh?

  1. Prakticiteti mbi krenarinë

Krenaria ndonjëherë mund të mposhtë mendimin praktik- mos e lejoni. Si lider, njerëzit do t’ju kërkojnë që t’i drejtoni. Lidershipi dhe të qenit në vendin e parë mund të jetë joshës, por ai kërkon aftësi të caktuara. Lidershipi është një përzierje e përulësisë dhe ambicies.

  1. Premtoi pak, e punoni shumë

Si liderë të rinj, ne jemi shpesh të etur për t’i kënaqur njerëzit, kështu që vendosim qëllime tepër ambicioze, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe në këtë mënyrë dështojmë përfundimisht.

Bazoni të gjitha premtimet tuaja në atë që mund ta bëni në të vërtetë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rezultate të vogla dhe të mëdha, jo madhështore.

  1. Jini vetvetja

Më e rëndësishmja, mos u bëni lideri që të tjerët dëshirojnë të jeni, por ai që ju dëshironi të jeni.

Shumë herë, unë kisha një drejtues të cilin e admiroja dhe përpiqesha ta imitoja, por duhej të mësoja të ndihesha rehat në lëkurën time dhe të zotëroja stilin tim të lidershipit. Është mirë të kërkosh nga të tjerët për frymëzim, por është e rëndësishme të gjeni vlerën tuaj unike.

Inc