582-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendi që ndryshoi historinë e shqiptarëve - Business Magazine Albania

582-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendi që ndryshoi historinë e shqiptarëve

Lezha, megjithëse, një qytet i njohur që në lashtësi, si qendër administrative, me vazhdimësi të jetës urbane, nyje e rëndësishme tregtare e ushtarake në kryqëzim të rrugëve të principatave, gjithmonë është njohur dhe identifikuar si qytet i Kuvendit dhe Besëlidhjes së parë të Shqiptarëve.

Kujtojmë që, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.

Besëlidhja e Lezhës ishte Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte.

Në katedralen e Shënkollit në Lezhë, për herë të parë në histori u ulen bashkë, Nikoll Dukagjini e Lek Zaharia, Gjergj Araniti e Theodhor Muzaka, Gjergj Balsha e Pjeter Spani, Lek Dushmani e Stefan Cernojeviç, të cilët  morën vendime me vlera historike për popullin dhe trojet shqiptare.

Çështja kryesore e thirrjes së Kuvendit ishte bashkimi i gjithë forcave në luftën kundër osmanëve.

Menjëherë pas Kuvendit të Lezhës, Skënderbeu filloi të organizonte ushtrinë e Lidhjes, e cila përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato që do të mobilizoheshin në rast lufte. Forcat e përhershme u formuan nga repartet e sundimtarëve shqiptarë, sipas kuotës që u ishte caktuar Lidhja Shqiptare e Lezhës. Sigurisht që Skënderbeu kishte rreth vetes gardën personale e cila përbëhej nga personalitete të shquar të asaj kohe.

Në ushtrinë prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësorësh, një të tretën e përbënte garda e Skënderbeut.

Lexo edhe: Transparenca në qeveri dhe bashki, publikohen të dhënat për vitin 2025

Gjendja e principatave shqiptare në vitet ’30 të shek. XV dokumentohet nga Defteri i Sanxhakut Shqiptar i vitit 1482, ku janë të regjistruara një hapësirë e madhe e tokave shqiptare.

Dalja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në krye të elitës ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Lezhës lidhet me disa faktorë. Së pari, ai i kishte të gjitha cilësitë në drejtimin e luftës. Së dyti, njihte mirë gjendjen ekonomike dhe financiare dhe ushtarake të vendit.

Arsyeja e mbajtjes së këtij Kuvendi në Lezhë kishte të bënte me pozicionin gjeografik të favorshëm. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe, meqenëse Lezha ndodhej nën zotërimin venedikas, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut.

Fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre. Në kuadrin e aleancës politike, çdo sundimtar ruante autonominë e tij politike. Secili anëtar kishte të drejtë të kishte lidhje me vende jashtë Lidhjes. Ndërmjet bujarëve të Lidhjes, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i pari ndërmjet të barabartëve dhe nuk kishte të drejtë të ndërhynte në zotërimet e tyre.

Besëlidhja e Lezhës  ishte veç të tjerash  një akt emancipimi i princerve shqiptarë, tregues i ndikimit të ideve të rilindjes në shoqërinë dhe realitetin shqiptar të mesjetës. Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe çoi përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit drejt nje shteti të njësuar feudal shqiptar, te cilin e impononin kushtet  historike. Kuvendi i Lezhës, ka mbetur perjetë një pikë referimi e model organizimi i rendit juridik dhe shoqërisë shqiptare në histori. Ajo përbën një kapitull të lavdishëm të historisë sonë dhe asaj europiane.

Ky Kuvend ka frymëzuar në shekuj luftrat për liri, përpjekjet për progres dhe Kuvendet për bashkim të popullit tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0