55 raste me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 906. Në 24 orët e fundit tre pacientë kanë humbur jetën: një 52-vjeçar nga Tirana, një 57-vjeçar nga Kukësi dhe një 59-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Të infektuarit e rinj janë 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 në Durrës, Kavajë, Krujë, dhe nga një rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz.
Në spital janë të shtruar 106 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 9 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.
Lexoni: Për herë të parë: Zbulohen aksidentalisht bakteret që hanë metalin
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2 214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 906 të infektuar,
– 107 viktima;
– 2 214 të shëruar,
– 1 585 të infektuar aktivë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto