5 tipa njerëzish që duhet t’i shmangni në punë - Business Magazine Albania

5 tipa njerëzish që duhet t’i shmangni në punë

Për disa arsye, duket sikur është më e vështirë të gjesh njerëz të denjë për me të cilët mund të miqësohesh ose mund të krijosh një marrëdhënie romantike.
Në shikim të parë, ata duken të bukur, të arsyeshëm dhe interesantë. Por, i njëjti person që ftuam në jetën tonë duke menduar se është diçka pozitive, kthehet në personin që nuk do dnim ta kishim njohur kurrë.

Shumica prej nesh kanë ndjenjën e mbytjes për shkak të një marrëdhënieje që kemi me një individ toksik. Pra, kush janë saktësisht këta njerëz dhe si t’i njohim ata në mënyrë që t’i largojmë nga jeta jonë?

1. Thashethemaxhiu.

Është e vështirë të imagjinohet që dikush me të cilin keni ndarë të gjitha sekretet dhe me të cilët nuk keni pasur asnjëherë argument, mund të bëjë thashetheme për ju. Ata nuk kanë asnjë arsye, apo jo? Megjithatë, shumë njerëz e kanë këtë zakon të keq.

2. Agresori pasiv.

Agresiviteti pasiv është shprehja pasive e armiqësisë ose zemërimit. Jo gjithmonë është e qëllimshme, por kjo nuk e bën atë një sjellje më pak toksike.

3. Personi që refuzon të përgjigjet ose të bashkëpunojë.

Ky person nuk pranon të përfshihet në një bisedë, ose hedh poshtë përpjekjet tuaja për komunikim. Për ta mund të jeni dikush i mërzitshëm ose dikush që nuk di kur të ndalojë së foluri.

4. Kritiku.

Ne të gjithë kemi nevojë për dikë që është në gjendje të ofrojë mendime të arsyetuara në lidhje me sjelljen ose punën tonë, edhe nëse ato janë negative. Kjo është kritikë konstruktive. Sidoqoftë, nëse një person vazhdimisht ju kritikon pavarësisht se çfarë bëni, ai bëhet një problem i madh.

5. Antisociali.

Shumë njerëz do ta quajnë introvert një antisocial, por e para, është vetëm një tipar personaliteti, ndërsa e dyta, është një çrregullim personaliteti.

Një individ antisocial nuk ka kujdes për atë që është e drejtë ose çfarë është e gabuar nga të tjerët. Kjo ndodh sepse ato kanë tipare të sociopatisë ose psikopatisë. Disa prej tyre janë të aftë të ndiejnë keqardhje dhe pendim, ndërsa të tjerët stërviten për emocione të rreme. linkedin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0